Politike

Meta: Kushtetuta nuk mund të ndryshohet pa referendum

5 Shkurt 2022, 15:45 Nga DOSJA
Meta: Kushtetuta nuk mund të ndryshohet pa referendum

TIRANË– Presidenti Ilir Meta shkruan se Kushtetua nuk mund të ndryshohet asnjëherë pa referendum. Në një postim në Facebook, Meta ka publikuar një pjesë nga një intervistë e tij televizive dhe krah saj shkruan se ka qenë dhe mbetet në mbrojtje të demokracisë, pluralizimit, Kushtetutës dhe integrimit europian të Shqipërisë.

“Koherenca ime ka qenë absolute për demokracinë, pluralizmin, për integrimin europian dhe për mbrojtjen e Kushtetutës, që nuk mund të ndryshohet asnjëherë pa referendum. Unë gjithmonë i kam shërbyer këtyre kolonave shumë të rëndësishme, që kanë të bëjnë më interesin e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Koherenca ime ka qenë absolute dhe jam shumë krenar për këtë!”- shton Meta.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll