Politike

Katër vite më parë sulmoi Prokurorinë! Pas dënimit të Tahirit, Rama merr meritat

5 Shkurt 2022, 12:53 Nga DOSJA
Katër vite më parë sulmoi Prokurorinë! Pas dënimit

TIRANË– Në 19 tetor 2017, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi në Parlament arrestimin e Saimir Tahirit. Nisur nga përgjimet e publikuara në mediat italiane dhe materialeve shtesë që homologët italianë kishin dërguar dhe që hidhnin dyshime të forta për lidhje me grupin e trafikantëve të njohur si “Banda e Habilajve”, u kërkua heqja e imunitetit për ish-Ministrin e Brendshëm.

Kërkesa e bujshme, gjeti rezistencën e Kryeministrit Edi Rama, i cili i doli në mbrojtje atij që e quajti “bashkëpunëtorin më të ngushtë”, kur shpalli votën kundër heqjes së imunitetit të Tahirit. Madje akuzoi Prokurorinë për një proces politik, duke ndikuar kështu mbi hetimin, i cili u shty edhe për shkak presionit të hapur politik. Seanca e Komisionit të Mandateve dhe Imuniteteve, që u shndërrua në gjyq për 3 Prokurorët e krimeve të rënda, që akuzonin në emër të Shtetit shqiptar, u transmetua live. Në seancë u pa qartë qëndrimi i ashpër i deputetëve të maxhorancës kundër prokurorëve. Sigurisht pas fjalës së Ramës përpara grupit parlamentar.

FJALA E RAMËS:

Pas akuzave të prokurorisë, dhe një paraqitjeje komike që do kishte rrëzuar mister Binin, kjo pyetje duket e kotë. Shumë presin që unë t?i bashkohem rrymës pro Saimir Tahirit, kundër një gjyqi fars që i ngjan një skenari të një amatori inatçi. I jam bashkuar atij haptazi dhe ngulazi kur ishte ministër dhe i bëhej i njëjti gjyq nga prokuror dhe gjykatës të veshur deputetë. Gjithë sa keni parë është një kopje surrogato i një gjyqi politik që e kemi parë katër vite në parlament. Do mbetet gozhdë në mendjen time, deri kur të marr përgjigje a është i pafajshëm. Përgjigjen e Saimirit e kam dëgjuar edhe sy më sy, edhe në publik. Është e njëjta si e ka dëgjuar e gjithë Shqipëria? Me makinën kam gabuar, por pa asnjë qëllim duke mos menduar për pasojat. Asnjë nga të tjerat nuk është e vërtetë. Zero.? Këto janë fjalët që kam dëgjuar unë. Por sot nuk më mjafton përgjigja e Saimir Tahirit, nuk mjaftohem me fjalën e tij sepse akuzat nuk ziejnë vetëm në kazanin e politikës dhe medias, por janë gatuar nga Prokuroria.

Dje, në 4 shkurt 2022, më shumë se 4 vjet pas kërkesës, për të njëjtën akuzë, me të njëjtat fakte, Saimir Tahiri u dënua nga Gjykata e apelit, që mbajti në fuqi vendimin e shkallës së parë. Sot në 5 shkurt, Edi Rama ia njohu vetes meritën për dënimin e tij: Unë nuk komentoj asnjëherë vendimet e Gjykatave, e kam ditur mirë se çfarë kam bërë kur udhëhoqa reformën e drejtësisë, 100 herë të kthehesha pas 100 herë do të kisha bërë njësoj”.

Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike denohet saimir tahiri edi rama denohet saimir tahiri edi rama

Sondazh

Poll