Politike

‘S’komentoj vendimet e gjykatave’/ Video kur Rama ‘komentoi’ dhe denoncoi gjyqtaren

5 Shkurt 2022, 14:07 Nga DOSJA
‘S’komentoj vendimet e gjykatave’/ Video kur Rama

TIRANË‘Unë nuk komentoj vendimet e gjykatave‘ tha ditën e sotme kryeministri Edi Rama. Mirëpo, Rama duhet të rikujtohet pasi jo vetëm që ka komentuar por dhe ka denoncuar një gjyqtare.

Në 26 dhjetor 2021, Rama denoncoi gjyqtaren që sipas tij po mban peng investimin në zonën e ish-gardës për ndërtimin e qendrës kombëtare të fëmijëve. Rama tha se pasi është bërë projekti dhe janë marrë të dhënat e pronës, gjyqtarja ka bërë sigurim padie për një subjekt privat që në të shkuarën i ka humbur të gjitha gjyqet.

Për atë gjyqtare më pas u morën masa. Ministri Ulsi Manja doli para mediave për të deklaruar se gjyqtarja e Tiranës, Klorinda Çela ishte kallëzuar në SPAK nga njësia antikorrupsion e ngritur nga Ministria e Drejtësisë pikërisht për vendimin në fjalë, që Manja tha se është marrë pak ditë para se shkalla e parë e vettingut ta shkarkonte nga detyra. Rama nuk e përmendi në emër gjyqtaren, ndërsa Manja iu referua me inicialet K.Ç. Ajo u akuzua nga Kryeministri se kishte tjetërsuar një pronë publike duke bllokuar nisjen e punimeve për ngritjen e qendrës kombëtare të fëmijëve te ish-Garda e Republikës.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll