LIVE UPDATES
Aktualitet

Dita 1 në burg!Pritet transferimi i Tahirit, Rama: Nuk e komentoj. PD: Vetëm fillimi

5 Shkurt 2022, 12:38 Nga DOSJA
Dita 1 në burg!Pritet transferimi i Tahirit, Rama: Nuk e komentoj. PD:

TIRANË– Sot është dita e parë e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit në qelinë e burgut. Ish-ministri u dënua ditën e djeshme nga GJKKO me 3 vite e 4 muaj burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Pritet që në vijim të merret vendimi për transferimin e tij nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Me vendim, një i dënuar duhet të transferohet në një burg që ndodhet pranë banesës së familjarëve. Sot ish-ministri do të ketë një takim me avokatin e tij mbrojtës Maks Haxhia, në orët në vijim.

Për arsye sigurie ai është lënë i vetëm në një qeli, pasi në kohën kur ka qenë ministër i Brendshëm, janë arrestuar shumë nga të burgosurit që ndodhen aty. Tahiri ndodhet në godinën numër 2, në një dhomë observimi, aty ku ka vetëm një krevat, komodinë dhe tualetin. Pas 10 ditësh, Tahiri mund të bëjë një kërkesë drejtuar familjarëve të tij nëse kërkon elektroshtëpiake të tjera. Në qeli, ish-ministrit i janë lejuar disa paketa me cigare dhe disa veshje. Sipas burimeve Tahiri është shfaqur i shqetësuar dhe në tension pasi është futur në qeli.

Kryeministri Edi Rama nuk e komentoi gjatë këtë vendim. Në konferencën e sotme për mediat, Rama tha vetëm që i qëndron çdon gjëje që ka bërë e se e ka ditur se ç’po bënte kur ishte në krye të reformës në Drejtësi. Ndërsa Partia Demokratike e konsideron këtë vendim si vetëm fillimi.

Në një seancë maratonë, Saimir Tahiri u njoh përfundimisht me vendimin e GJKKO. Ai u shpall fajtor për veprën penale “shpërdorim detyre”, pasi sipas Gjykata la në fuqi vendimin e vitit 2019, që e gjeti të fajshëm për njohje dhe lidhje me grupin e trafikantëve të drogës të njohur si “grupi Habilaj”. Tahiri sipas gjykatës ka lejuar dhe ka ndihmuar përmes njohjeve me grupin, duke i lehtësuar atyre trafikun e drogës drejt Italisë, ndërsa ai vetë ka marrë sipas gjykatës, përfitime monetare. Hetimet nisën në 2017-ën, kohë kur opozita dhe prokuroria kërkuan arrestimin e tij. Tahiri kaloi disa javë në arrest shtëpie ndërsa Apeli lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë. Ish-ministri ‘kampion’ u përball me drejtësinë për gati 5 vite dhe tashmë është pas hekurave.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Dënimi i Tahirit, Bardhi: Rama e mbrojti, i kapur ‘kokë e këmbë’ nga krimi

Burgosja e Tahirit, Salianji: Vetëm fillimi, Rama mohonte denoncimet me kanabis

“Jeta e Tahirit në rrezik”/ Ish-deputeti Maliqi: Presion që t’i mbyllin gojën

Vendimi për Tahirin, Berisha: I trukuar dhe qesharak! Avokati fshehu suksesin e …

Transferohet Tahiri! Drejtoria e Burgjeve vendos se në cilin burg do vuajë dënimin

Nata e parë në qeli! Tahiri vetëm në dhomë, pas 10 ditësh mund të bëjë 1 kërkesë

Arrestimi i Tahirit ‘jehonë’ në Greqi, mediat: Tërmet!Dënohet për ‘dhuratat’ që mori

Nga dje në burg/Me cigare dhe rroba, si e kaloi Saimir Tahiri natën e parë tek 313

“Rekurs brenda 45 ditësh”, DW për Tahirin: Trofeu e tij më i madh, Lazarati

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike denohet saimir tahiri saimir tahiri denohet saimir tahiri saimir tahiri

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil