Politike

VIDEO/ Kur mbronte ‘ministrin e tij’!Rama-gazetarëve: Kërkojini falje Saimir Tahirit

5 Shkurt 2022, 13:08 Nga DOSJA
VIDEO/ Kur mbronte ‘ministrin e tij’!Rama-gazetarëve:

TIRANË– Video e vitit 2019. Kohë kur kryeministri Edi Rama doli në konferencë për mediat dhe kërkoi nga të gjithë gazetarët që ti kërkonin ndjesë Saimir Tahirit për akuzat e ngritura ndaj tij. Sipas Ramës, mediat dhe gazetarët mbushën median me ‘të vërteta finale’. Madje ai iu tha gazetarëve se do ishte e mira që ta mbyllnin vitin me një kërkesë ndjese për Tahirin që është akuzuar bazuar në thashetheme.

Çështjes tjetër, të një njeriu të dyshimtë, ministër të brendshëm të PS. Kam vetëm një përgjigje për ju, kërkojini falje si fillim për cfarë i bëtë bazuar te thashethemet të dy përfaqësuesve të llumit që ua dhatë juve si fakte dhe ju mbushët dynjanë sikur ishit të vërteta finale, madje më akuzuat dhe mua pse nuk e çuat në burg, kërkojini falje. Mbylleni këtë vit me një kërkesë ndjese për Saimir Tahirin.’– tha Rama.

Në atë kohë, Tahiri ishte në ‘fokus’ për shkak të përgjimeve të publikuara në mediat italiane që hidhnin dyshime të forta për lidhje me grupin e trafikantëve të njohur si “Banda e Habilajve”.

Sot Tahiri është në burg! Ish-ministri i Brendshëm u dënua nga Gjykata e Apelit, me 3 vite dhe 4 muaj burgim për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll