Politike

Rritja e çmimeve, Zhupa: Qeveri e korruptuar, Shqipëria s’ka zhvillim

5 Shkurt 2022, 15:29 Nga DOSJA
Rritja e çmimeve, Zhupa: Qeveri e korruptuar, Shqipëria s’ka

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka reaguar për rritjen e çmimeve në Shqipëri. Në një postim në Facebook, Zhupa shkruan se familjeve shqiptare i janë shtuar shpenzimet për shportën bazë, konkretisht mesatarisht me 50 mijë lekë. Sipas deputetes së PD-së, qeverisja e korruptuar nuk mendon për qytetarët shqiptarë e se me rritjen e çmimeve të karburanteve, vend ynë nuk mund të ecë përpara.

Reagimi i plotë:

Shqiptarëve gjatë 2021 i janë shtuar mesatarisht 50 mije lek shpenzimet për shportën bazë, për familje në muaj! Të dhënat janë të vetë organeve shtetëtore siç është INSTAT. Çdo produkt ka pësuar rritje nga 100 lek ne 1000 lek të vjetra! Buka është rritur me 100 lek, Vaji per gatim me 300 lek, 10 kokrra vezë me 300 lek, orizi me 300 lek, sheqer me 300 lek, bulmeti nga 100-500 lek, gazi per shtepi me 400 lek, frutat dhe perimet nga 500-1000 lek, mishi me 1000 lek dhe Transporti, sipas cmimeve të karburateve nga 500-1000 lek me shumë. Por shqiptarët s’kanë nevojë për statistika për ta ditur që i kanë xhepat më bosh, kostoja e jetesës është rritur dhe pagat e tyre janë më ulëtat në Europë. Me këtë qeverisje të korruptuar dhe që nuk mendon për qytetarët, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Të gjithë bashkë duhet të përshpejtojmë largimin sa më parë! 6 Bashki kanë rastin të tregojnë në zgjedhjet lokale refuzimin për këtë model që varfëron dhe nuk pyet për qytetarët.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll