Aktualitet

Largohet i ftohti? Sinoptikania: Temperaturat do rriten deri në 8 gradë, s’ka reshje

4 Shkurt 2022, 11:44 Nga DOSJA
Largohet i ftohti? Sinoptikania: Temperaturat do rriten deri në 8

TIRANË– Në fundjavë nuk do të ketë reshje shiu! Këshu deklaroi sinoptikania Lajda Porja e cila ka thënë se do të ketë rritje temperaturash deri te 7-8 gradë në fundjavë. Sinoptikania tha se pritet që në javën që vjen të kemi rritje temperaturash, me mëngjese të ftohta me diell por jo me reshje.

“Kjo fundjavë karakterizohet nga moti i kthjellët. Temperaturat maksimale do të rriten deri te 7-8 gradë celsius. Nuk priten reshje në territori gjatë fundjavës.Java do të jetë krejtësisht dinamike, dita e hënë mund të sjellë rritje të ndjeshme temperaturash, por do të rriten reshjet në zonat veriore dhe qendrore, megjithatë shirat do të jenë të pakta. Duke filluar nga e marta do të kemi mëngjese të ftohta dhe ditë me diell. E mërkura do të sjellë sërish rritje të lehtë të temperaturave”, u shpreh sinoptikania.

(a.b)dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lajda porja moti i keq ne shqiperi lajda porja moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll