Aktualitet

‘BROTHERS’/ Arrestohen dy vëllezër në Përmet!Sekuestrohet cannabis, armë dhe fishekë

4 Shkurt 2022, 10:12 Nga DOSJA
‘BROTHERS’/ Arrestohen dy vëllezër në

PËRMET– Dy vëllezër janë arrestuar pas finalizimit të operacionit policor të koduar ‘Brothers’ në Përmet. Fredi dhe Aleksandër Zhaka, 39 dhe 36-vjeç pasi në vendin e quajtur “Vinja”, iu gjetën nga policia 1.4 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sattiva, armë zjarri dhe një sasi fishekësh. I ati i dy të arrestuarve është proceduar nga policia.

Dy vëllezërit do të akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.


NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “BROTHERS”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Përmet. Skuestrohen 1.4 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, një armë zjarri dhe fishekë. Vihen në pranga 2 vëllezërit që i posedonin, procedohet penalisht babai i tyre. Në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të personave që mbajnë armë zjarri pa leje, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Përmet, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë policore, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “BROTHERS”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit F. Zh., 39 vjeç dhe A. Zh., 36 vjeç (vëllezër) banues në fshatin Bodar, Përmet, si dhe u procedua penalisht shtetasi Ll. Zh., 69 vjeç (babai i tyre). Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një ambient në përdorim nga këta shtetas, në vendin e quajtur “Vinja”, fshati Bënjë, Përmet, u gjetën 1.4 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sattiva, një armë zjarri dhe një sasi fishekësh. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda e dyshuar narkotike, arma e zjarrit, fishekët dhe 2 aparate celulare. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 2 vellezer ne permet permet arrestohen 2 vellezer ne permet permet

Sondazh

Poll