Aktualitet

Fluturimet në Aeroportin e Kukësit!Rama: Do heqim taksën e kufirit, udhëtimet me 19€

4 Shkurt 2022, 09:10 Nga DOSJA
Fluturimet në Aeroportin e Kukësit!Rama: Do heqim taksën e

KUKËS– Udhëtimet nga Kukësi do të kushtojnë 19 euro. Kështu deklaroi ditën e sotme kryeministri Edi Rama nga Kukësi, pasi zbriti me një avion të kompanisë ‘WizzAir’ së bashku me ministret Elisa Spiropali dhe Belinda Balluku. Pas testimeve WizzAir do të ul avionët e saj me 4 destinacionet e para në muajin maj, drejt 3 vendeve Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë.

I pranishëm në këtë ceremoni, pas fluturimit të parë të “WizzAir” në Aeoportin e Kukësit ishte edhe kreu i kompanisë, Jozsef Varadi. Ai e cilësoi këtë ditë si të veçantë dhe të bukur për shqiptarët, që sipas tij do të udhëtojnë komod dhe me tarifa shumë të lira. Varadi u prit nga kryeministri Edi Rama me dhuratë. Një kollare ishte ajo e cila u pa ditën e sotme e vënë nga Varadi, që sipas tij iu dhurua nga kryeministri, e për më të tepër e cilësoi si më të mirën që ka pasur ndonjëherë.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se në ditët në vijim do të ketë dhe heqje takse për kufirin. Ulje çmimesh dhe hapje vendesh pune për të rinjtë premtoi po ashtu nga Kukësi Rama.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Dhuratë nga Rama/ Kreu i ‘WizzAir’: Shikoni kollaren time, ma dha kryeministri

‘Nuk i ndahem Kukësit’/ Rama: Do sjell çunat e Londrës, udhëtimet nga 19 euro

Emocione? Rama harron shtetet: Do ketë fluturime në Gjermani.. ku tjetër?

‘Nis epokë e re në Kukës’/ Rama: Do heqim taksën e kufirit

 

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike aeroporti i kukesit edi rama aeroporti i kukesit edi rama

Sondazh

Poll