Aktualitet

Vetëvritet shqiptari i burgosur në Francë, bashkëkombasi: E mbanin padrejtësisht

9 Shkurt 2019, 20:56 Nga DOSJA
Vetëvritet shqiptari i burgosur në Francë, bashkëkombasi: E

Një shqiptar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në qelinë ku ishte burgosur prej 4 muajsh. Babai i dy fëmijëve Liman Meta nga Peshkopia i ka dhënë fund jetës në burgun “La Talaurdiere” të qytetit Saint Etienne në Francë.

Meta ishte arrestuar 4 muaj më parë, pasi ishte ndaluar në një tren dhe i ishte gjetur nga policia një sasi lënde narkotike gjatë një kontrolli.

Një bashkëkombas, gjithashtu i dënuar në këtë burg, ka deklaruar në “Report tv” se 46-vjeçari kishte mohuar të ishte e tija lënda narkotike, por autoritetet franceze nuk e kanë besuar. Sipas tij, Meta për herë të fundit ka folur me një  tjetër shqiptar nga Prishtina në orën 07:30 të mëngjesit të kësaj të premte. Një orë më pas ai ka kryer aktin e vetëflijimit brenda në qelinë e burgut, në kushte të rënduara psikologjike.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet burgu la talaurdiere liman meta saint etienne shqiptari ne france vetevritet shqiptari i burgosur ne france burgu la talaurdiere liman meta saint etienne shqiptari ne france vetevritet shqiptari i burgosur ne france

Sondazh

Poll