Aktualitet

Korrupsion, mashtrim e para false, pranga 9 personave në Tiranë

4 Shkurt 2022, 10:26 Nga DOSJA
Korrupsion, mashtrim e para false, pranga 9 personave në Tiranë

TIRANË– Nëntë persona, tre prej të cilëve të shpallur në kërkim janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se është arrestuar Gentian Elezi, 32 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, e ka dënuar 1 vit e 5 ditë burg, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim. Dy persona të tjerë, Xh. S., 39 vjeç dhe E. A., 20 vjeç janë prangosur pasi akuzohen për veprat penale “Mashtrimi”. Mbi të arrestuarit e tjerë rëndojnë akuzat ‘dhunë në familje’, ‘shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor’ dhe ‘Vjedhje.

Njoftimi i policisë Tiranë

Vihen në pranga 9 shtetas, 3 prej tyre shpallur në kërkim, dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Korrupsionit bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin në kërkim Gentian Elezi, 32 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, e ka dënuar 1 vit e 5 ditë burg, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasve:

– Xh. S., 39 vjeç, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i monedhave”, pasi me anë të mashtrimit, ka këmbyer disa kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, në një pikë këmbimi valutor;

– E. A., 20 vjeç, pasi me anë të mashtrimit, i ka marrë shuma të konsiderueshme parash shtetases M. S., 42 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë ndalimin e shtetasit G. S., 36 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, pasi së bashku me një shtetas tjetër, ka vjedhur disa pajisje elektroshtëpiake në banesën e shtetasit E. G. Punohet për kapjen e bashkëpunëtorit.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë ndalimin e shtetasit në kërkim S. K., 33 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“, për veprën penale “Mashtrimi”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. B., 53 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj kushërirës së tij.Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– Sh. Ll., 20 vjeçe dhe G. Ç., 53 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, pa leje drejtimi;

– O. S., 39 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasit Sh. Z., 31 vjeç dhe E. S., 22 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, pasi në telefonat e tyre përkatës, shërbimet e Policisë kanë gjetur programe që përdoren për vendosjen e lotarive sportive.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin N. K., 38 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin S. I., 61 vjeç. Më datë 03.02.2022, shtetasi S. M., 41 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer vëllai i tij, shtetasi E. M., 43 vjeç. Punohet për gjetjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes policia e tiranes

Sondazh

Poll