Aktualitet

Vrasja e adoleshentit grek nga shqiptari, banorët:Ishte në vendin dhe kohën e gabuar

4 Shkurt 2022, 09:15 Nga DOSJA
Vrasja e adoleshentit grek nga shqiptari, banorët:Ishte në vendin dhe

GREQI– Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e adoleshentit grek. Sipas njerëzve, 19-vjeçari Alkis Kampanos ra viktimë sepse ishte në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Banorët kanë treguar për mediat greke se grupi i shqiptarëve të akuzuar për vrasjen e 19-vjeçarit kishin dalë të armatosur duke kërkuar tifozë për t’i goditur.

Teksa po kalonin në rrugët pranë stadiumit shqiptari (identiteti i së cilit nuk është bërë ende i ditur) dhe grupi i tij panë pranë stadiumit Alkisin dhe miqtë e tij të ulur në shkallët e një pallati në një rrugë të ngushtë. Ata u ndalën dhe i pyetën se për kë ekip bënin tifo por morën përgjigjen e “gabuar”. Ata zbritën nga automjeti duke sulmuar të rinjtë nga ku mbeti i vrarë 19-vjeçari fatkeq.

Autoritetet policore janë shumë pranë arrestimit të personave të tjerë që sulmuan të riun dhe miqtë e tij.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alkis kampanos greqi alkis kampanos greqi

Sondazh

Poll