Aktualitet

Drogë, alkool e vajza në burgje, lihen në burg 11 zyrtarët (VIDEO NGA SALLA)

4 Shkurt 2022, 08:49 Nga DOSJA
Drogë, alkool e vajza në burgje, lihen në burg 11 zyrtarët

TIRANË– Të arrestuarit e operacionit ‘Trinomi’ në tre burgjet e vendit, Elbasan, Korçë dhe Peqin kanë dalë sot para gjykatës në Elbasan, ku janë njohur me masat e sigurisë. Mësohet se 11 prej të arrestuarve kanë mbërritur në Gjykatën e Elbasan, mes tyre dhe shefi i paraburgimit në Elbasan, Hysni Ndreu. Ky i fundit u la në burg bashkë me dhjetë të arrestuarit e tjerë: Gazmir Meta, Elvis Gjoci, Gentian Gjata, Gentian Mino, Dardan Xhahysa, Mikel Gjella, Klevis Deliaj, Genci Xhahysa, Ervin Velia dhe Rigers Miha. Dosja.al ju sjell pamjet brenda sallës së gjyqit që po mbahet ndaj zyrtarëve të burgjeve që u prangosën në kuadër të operacionit “Trinomi”. Në videon e filmuar brenda sallës në Gjykatën e Elbasanit, shihet se si dy zyrtarë janë prangosur me vetëm një palë pranga. Të dy ecin ngjitur me njëri-tjetrin dhe ulen për tu njohur me masën e sigurisë.

Operacioni “Trinom” u finalizua të martën dhe vuri në pranga 28 persona, zyrtarë, policë burgjesh, biznesmenë e të burgosur që trajtoheshin si VIP-a në qeli. Dosja.al raportoi një ditëm ë parë për përgjimet që vunë përballë drejtësisë 28 personat. Konkretisht, një ditë pas zhvillimit të operacionit është zbuluar se të dënuarit në paraburgimin e Elbasanit në Bradashesh përdornin lokalin ngjitur institucionit për të dërguar mesazhe e dhurata kundrejt shefit të paraburgimit Hysni Ndreu dhe gardianëve. Gjithashtu, sipas dosjes së prokurorisë, rezulton se gardiani Robert Dedaj komunikonte me të burgosurin Arben Grori dhe e njoftonte mbi kontrollin e dhomave, duke i dhënë mundësi të fshihte sendet e paligjshme që mbante në qeli. Ndërsa në qelitë e Aleksandër Llanaj, Delin Hajdarit dhe Leo Osmanit në burgun e Drenovës, Korçë nuk ushtroheshin kontrolle duke i lënë tre të dënuarit për dy masakra të ndodhura në Vlorë që të konsumonin alkool e të flisnin lirshëm në celular. Ata vinin edhe baste.

Si u zbulua grupi?

Gjithçka nisi në 08.11.2021 kur u arrestuan tre persona me 30 kilogramë kanabis në Prrenjas. Makina drejtohej nga Genci Xhahysa dhe brenda ishin pasagjerët Ervin Velia dhe Engli Pjeçi që të tre banorë të Bashkisë Kavajë. Pas arrestimit Genci Xhahysa, Engli Pjeçi dhe Ervin Velia u vunë në përgjim. Prej dy vitesh prokuroria përgjonte dhe regjistronte biseda që çuan në zbulimin e skemës së korrupsionit të ndërtuar në burgje. Në cilësinë e provës materiale 4 milionë lekë të rinj, një pistoletë tip “Glock”, si dhe sende e prova të tjera të cilat i shërbejnë hetimit.

Zyrtarët e burgjeve në bashkëpunim me qytetarë e biznesmenë mundësonin futjen e lëndëve narkotike, alkool e vajzave të ndryshme në qelitë e të dënuarve me burgim të përjetshëm të cilët përfitonin dhe trajtim special si VIP (Very important person, njeri me shumë rëndësi). Mes tyre përmendim: Arben Grori, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit; Aleksandër Sinanaj, i dënuar për një grabitje me maska të një banke në Vlorë, më 18 gusht të vitit 2011; Aleksandër Llanaj i dënuar me burgim të përjetshëm pë ‘Maskrën e Çoles’ ku mbetën të vrarë tre të rinj në prill të vitit 2015 në Vlorë; Klajdi Gjeci, pjesë e bandës së Shullazit, i cili u kap në Tiranë për shitje narkotikësh në maj 2020 si dhe Gazmir Braka (Gaxhai i Vlorës). Droga transportohej në trinomin ‘burg i Peqinit-burgu i Drenovës-burgu ‘313’ në Tiranë’, procedurë nga e cila mori dhe emrin operacioni i zhvilluar.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VIDEO- Dorë për dore me një palë pranga, zyrtarët e burgjeve rreshtohen në gjykatë

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arben grori dardan xhahysa elvis gjoci gazmir meta genci xhahysa gentian gjata gentian mino hysni ndreu klevis deliaj mikel gjella operacioni ne elbasan trinomi arben grori dardan xhahysa elvis gjoci gazmir meta genci xhahysa gentian gjata gentian mino hysni ndreu klevis deliaj mikel gjella operacioni ne elbasan trinomi

Sondazh

Poll