Aktualitet

Çmimi i karburantit, Konfindustria: Kartele e monopol, të bëhet hetim parlamentar!

4 Shkurt 2022, 09:26 Nga DOSJA
Çmimi i karburantit, Konfindustria: Kartele e monopol, të bëhet

TIRANË– Konfindustria ka kërkuar ngritjen e një komisioni parlametnar për hetimin e shkaqeve dhe rolin e munguar të institucioneve ekzekutive e rregullatore përgjegjëse që sollën rritjen e çmimit të karburanteve. Në një reagim zyrtar, Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustria është shprehur se rritja e njëkohshme dhe e përsëritur e çmimeve është tregues i qartë i pranisë së karteleve, monopoleve dhe oligopoleve në tregun më të madh të vendit. Konfindustria paralajmëron se në rast të mosndryshimit të politkave të deritashme shtetërore çmimet e karburanteve dhe energjisë rrezikojnë të rriten më tej.

“Duke marrë shkak nga rritja e fundit në nivele historike e çmimit të karburanteve dhe energjisë elektrike do të kërkojë ngritjen e një Komisioni Parlamentar për hetimin e shkaqeve dhe rolin e munguar të institucioneve ekzekutive dhe rregullatore përgjegjëse. Kriza e çmimeve dhe cilësisë së karburanteve i bashkëngjitet krizës së energjisë të vitit 2021, me pasoja të shkatërruese afatgjata për ekonominë kombëtare dhe qytetarët shqiptarë. Konfindustria vlerëson me shqetësim, se përplasjet e ashpra politike e kanë lënë të papërfaqësuar mbrojtjen e interesit publik edhe në çështje me rëndësi thelbësore, sikurse është edhe kriza e karburanteve dhe energjisë elektrike. Rritja e njëkohshme dhe e përsëritur e çmimeve është tregues i qartë i pranisë së karteleve, monopoleve dhe oligopoleve në tregun më të madh të vendit me mbi 10% të PBB dhe afër 1.5 miliard $ qarkullim vjetor. Ngjashëm paraqitet edhe tregu i energjisë elektrike dhe keqmenaxhimi i vazhdueshëm i KESH, që u shfaq skajshëm gjatë vitit 2021 dhe në vazhdim. Shqipëria prej kohësh ka cmimet më të larta dhe cilësinë më të dobët në rajon dhe më gjerë të karburanteve. Në rast të mosndryshimit të politkave të deritashme shtetërore çmimet e karburanteve dhe energjisë rrezikojnë të rriten më tej”, shprehet Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustria.

Në të gjitha pikat e tregtimit të karburanteve me pakicë rezulton se një litër naftë po tregtohet me 193 lekë, duke pësuar rritje me më shumë se 5 lekë për litër. Shkak për rritjen e çmimit të naftës, tregëtuesit e saj kanë bërë me “faj” rritjen e çmimit në tregjet ndërkombëtare, ndërsa një litër në vendin tonë vjen me koston 110-120 lekë.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet konfindustria rritja e cmimit te naftes konfindustria rritja e cmimit te naftes

Sondazh

Poll