Aktualitet

Zgjedhjet e 6 marsit!Kryesia e PD:Miratohen 6 kandidatët për kryetar bashkie (EMRAT)

3 Shkurt 2022, 14:51 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 6 marsit!Kryesia e PD:Miratohen 6 kandidatët për kryetar

TIRANË– Partia Demokratike vendosi! Pas më shumë se 4 orësh mbledhje të Kryesisë së PD-së, e cila nisi që në orën 17:00, u caktuan emrat që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Kur 11 ditë na ndajnë nga nisja zyrtare e fushatës elektorale, unanimisht të gjithë anëtarët e Kryesinë kanë miratuar emrat e propozuara nga degët e 6 Bashkisë ku edhe do të garohet në mars.

Kryesia ka vendosur që për Bashkinë Shkodër të garojë Xhemal Bushati; në Durrës, Luan Hoti; në Lushnjë, Indrit Sefa; në Dibër, Luan Haka; në Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi; ndërsa në Vorë është caktuar të garojë Ymer Marku. Të zgjedhurit e kryedemokratit Lulzim Basha për zgjedhjet ishin emrat e fundit që nuk ishin zbuluar ende për publikun, ndërsa PS dhe Komisioni i Rithemelimit prej ditësh kanë zyrtarizuar edhe emrat e tyre.

“Pas mbledhjes së kryesisë, fokusi i punës do të jetë angazhimi në terren për të fituar zgjedhjet në të 6 bashkitë,“-shkruhej ndër të tjera në njoftimin zyrtar të lëshuar nga selia e PD. 

Zgjedhjet për 6 bashkitë që kanë pasur mbetur pa kryetar u dekretuan nga presidenti Ilir Meta. Në Shkodër, Berisha garon me Bardh Spahinë, ndërsa PS me Majlinda Angoni, e nga ana tjetër Basha ka zgjedhur Xhemal Bushatin. Në Bashkinë Durrës, Ardian Muka do të ketë përballë në këtë garë edhe Emirjana Sakon nga PS-ja përveç Luan Hotit. Kryetaja e komanduar në Lushnje, Eriselda Sefa, përveç Indrit Sefës do ketë përballë po ashtu edhe Elton Banon, kandidatin e koalicionit Berisha-LSI.

Për Rrogozhinën do të “luftojnë” Edison Memolla i PS me Hekuran Xhanin e po ashtu për postin e kreut të qytetit do të garojë edhe Ferdinand Saraçi, ndërsa në Dibër, Përparim Kryemadhi, i zgjedhuri nga Primaret, do të ketë përballë socialistin Rrahim Spahiu. Por kundër të dyve do  të jetë Luan Haka. Në këto zgjedhje të pjesshme, PS dhe PD do të hyjnë të vetme në zgjedhje, ndërsa Berisha ka zgjedhur të bëjë një koalicion me LSI-në, duke krijuar “Shtëpinë e lirisë”.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Garon për Lushnjen, Sefa i PD: Kjo është mundësia për të dhënë kontributin tim

Asnjë surprizë! Këta janë kandidatët e PD për zgjedhjet e 6 marsit

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike pd zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 pd zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll