Aktualitet

Vrau barbarisht të riun grek,dënohet me 4.3 vite burg huligani shqiptar,ja e kaluara

3 Shkurt 2022, 18:20 Nga DOSJA
Vrau barbarisht të riun grek,dënohet me 4.3 vite burg huligani

GREQI – 23-vjeçari shqiptar (emri i të cilit nuk publikohet nga policia dhe mediat greek) që vrau barbarisht me thikë 19-vjeçarin grek Alkis Kampanos mëngjesin e djeshëm në Selanik doli para gjykatës së qytetit. Me kapuç dhe maskë mjekësore, ai u soll në Gjykatë nga oficerët e policisë. Në hyrje të godinës, ai është ndeshur nga të afërm të viktimës, të cilët i kanë bërtitur të revoltuar për krimin e rëndë.

Trupi gjykues vendosi ta dënojë shqiptarin me 4.3 vite burg për sende të dhunshme që u gjetën në zyrën e shoqatës të një grupimi ultrasisht të klubit helen PAOK. Materialet u gjetën pas ngjarjes së rëndë nga policia, e cila kontrolloi një zyrë në mesin e një pallati. Brenda saj u gjendën: thika, shkopinj, shufra hekuri etj. Vrasësi i Kampanos tha se nuk ka lidhje fare me sendet e gjetura dhe tha se çelësat e zyrës i ka patur rastësisht. Pas dhëneis së vendimit, atij iu refuzua apelimi i saj. Përveç qëndrimit në burg, ai duhet të paguajë dhe një gjobë prej 2200 eurosh.

Ai u nxor më pas nga gjykata, ku pritet të rikthehet të hënën për seancën e parë që do zhvillohet për vrasjen e Alkis Kampanos.

Ditën e sotme,, dolën nga spitali i Selanikut “Papanikolu” dy miqtë e të ndjerit Alkis Kampanos. Këta u sulmuan nga një grup huliganësh të klubit të PAOK-ut mëngjesin e para dy ditëve në qendër të qytetit. Mes tyre ishte dhe 23-vjeçari shqiptar. Spitali “Papanikolu” tha se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, sot mediat greke kanë publikuar të dhëna për të kaluarën e vrasësit të 19-vjeçarit Alkis Kampanos. Ai ka marrë pjesë në dhunimin e ish-kryebashkiakut Janis Butaris vite më parë. Shqiptari rezulton pjesë një grupimi të dhunshëm të quajtur “Bicepsi i Veriut”, pjesë e ultrasve të PAOK-ut, të cilët njihen për famën e keqe të përplasjeve me policinë, dhunën ndaj tifozerive kundërshtare dhe armiqësinë me tifogrupin e PAOK-ut “Porta 4”.

“Bicepsi i Veriut” i përket linjës neo-naziste në Greqi. Dhuna e ultrasve dhe huliganëve është një fenomen i dhimbshëm në Greqi. Shumë prej tyre kanë lidhje të fshehta me organizatat krimianale dhe grupit ekstremiste të djathta.

Si ndodhi ngjarja dhe arrestimi i 23-vjeçarit?
Mëngjesin e ditës së martë, 10 ultras të “Bicepsit të Veriut” sulmuan Alkis Kampanos dhe dy miqtë e tij. Ata janë tifozë të klubit të njohur helen AEK. 23-vjeçari goditi barbarisht me thikë 19-vjeçarin Kampanos. Ngjarja e rëndë u fiksua nga kamerat rreth vendngjarjes. Arrestimi i vrasësit u bë i mundur nga identifikimi i targave të njërës prej automjeteve të huliganëve të “Bicepsit të Veriut”. Në momentin e arrestimit thuhet se ai u përgjigjur oficerëve të policisë se nuk e ka idenë përse është arrestuar. Mediat në Greqi e konsiderojnë shqiptarin e arrestuar një nga huliganët më të rrezikshëm në vend. Ai është dënuar në vitin 2019 për një sherr me disa tifozë të një ekipi kundërshtar. Ndër të tjera, i arrestuari rezulton se qëndron me leje të përkohshme në Greqi.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Vrau me thikë të riun grek, shqiptari pjesë grupit famëkeq “Bicepsi i Veriut”

Miku i tyre u vra me thikë nga shqiptari, dalin nga spitali dy të rinjtë grekë

4.3 vite burg për sende dhune, shqiptar që vrau 19-vjeçarin grek: Nuk kam lidhje

‘E ke kuptuar çfarë ke bërë?’/ Vrau grekun, shqiptari futet në Gjykatë me anti-plumb

 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alkis kampanos greqi shqiptari vret grekun tifozët huliganë alkis kampanos greqi shqiptari vret grekun tifozët huliganë

Sondazh

Poll