Aktualitet

4.3 vite burg për sende dhune, shqiptar që vrau 19-vjeçarin grek: Nuk kam lidhje

3 Shkurt 2022, 16:26 Nga DOSJA
4.3 vite burg për sende dhune, shqiptar që vrau 19-vjeçarin

GREQI – 23-vjeçari shqiptar i arrestuar për vrasjen e 19-vjeçarit Alkis Kampanos në Selanik mëngjesin e djeshëm u dënua me 4 vite 3 muaj burg për gjetjen e sendeve të dhunshme në një zyrë të shoqatës së PAOK-ut në Selanik dhe u gjobit me 2200 euro.

Pas vrasjes së Kampanos, policia e Selanikut kreu kontrolle në zyrën e një shoqate tifozësh, e cila ndodhej në katin e ndërmjetëm të një pallati në rrugën “Palaion Patron Germanou”. Efektivët e rendit sekuestruan shkopinj, thika, tuba, etj.

I riu shqiptar nuk pranoi të kishte lidhje me shoqatën e ultrasve dhe as me sendet e gjetura në të.

“Më kanë rastisur çelësat që hapin dyert e shoqatës. Nuk kam asnjë lidhje me sendet e gjetura. Nuk e di kush tjetër do të shkojë në këtë vend. Unë shkova me miqtë e mi, gjithashtu nuk e di kush tjetër i ka çelësat, ashtu siç nuk e di kush i mblodhi të gjitha këto sende që u gjetën”, deklaroi ai në seancën e sotme gjyqësore.

I riu shqiptar do të gjykohet më tej për krimin e kryer.

LAJMI KRYESOR: Vrau barbarisht të riun grek, dënohet me 4.3 vite burg shqiptari, del sërish në gjyq

Burimi: Tanea

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alkis kampanos greqia shqiptari vret grekun tifozët huliganë alkis kampanos greqia shqiptari vret grekun tifozët huliganë

Sondazh

Poll