Aktualitet

‘Unë i ruaja’/ Kokainë e 30 mijë euro në lavanteri, arrestohen pronari e shqiptari

3 Shkurt 2022, 18:18 Nga DOSJA
‘Unë i ruaja’/ Kokainë e 30 mijë euro në

ITALI– Një operacion blic nga ekipi gjyqësor i Policisë Bashkiake të Riminit në një lavanderi, ka çuar në sekuestrimin e një sasie droge dhe një sasi e madhe parash. Por edhe prangosjen e 2 personave.

Sipas mediave italiane, efektivët e Policisë së Shtetit dyshonin për aktivitetin që zhvillohej në lavanteri prej kohësh, ndaj dhe hynë për të kontrolluar dyqanin.

Të fshehura mes rafteve dhe detergjenteve, u shfaqën 60 gramë kokainë dhe 30 mijë euro cash, që mendohet se janë të ardhura nga shitja e lëndëve narkotike. Në pranga ka përfunduar një 45-vjeçari shqiptar dhe pronarit të biznesit, një 56-vjeçar nga Rimini. Në gjyq, shqiptari pretendoi se ai nuk ishte një tregtar droge dhe se droga dhe paratë e tjera, ia kishte dhënë një shok, e se nuk ishin të tija.

Nga ana tjetër, pronari ka mohuar të ketë dijeni për praninë e drogës në lavanderi, duke thënë se nuk ka gisht në trafikun e kokainës e as nuk e kishte idenë ç’kishte fshehur shqiptari në biznesin e tij. Sakaq gjykata caktoi seancën e radhës për në 3 mars të këtij viti për të vendosur mbi çështjen e dy të arrestuarve për kokainë.

Marrë nga Riminitoday.it

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali itali arrestohet shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll