Aktualitet

Gara mes 2 kandidatëve, KLP zgjedh Drejtuesin e Prokurorisë së Vlorës

3 Shkurt 2022, 17:47 Nga DOSJA
Gara mes 2 kandidatëve, KLP zgjedh Drejtuesin e Prokurorisë së

TIRANË– Hetuesi Aurel Zarka është votuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Vlorë. Në mbledhjen e zhvilluar sot në ambientet e KLP-së, është zgjedhur fitues Zarka. Ky i fundit ka përftuar 218 pikë përkundrejt kandidatit tjetër, prokurorit Albert Kuliçi, i cili ka marrë 178 pikë.

Njoftimi i plotë i KLP:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar ditën e sotme, më 03.02.2022, seancën dëgjimore për përzgjedhjen e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Duke respektuar të gjithë detyrimin ligjor, dy (2) kandidatët e kualifikuar në këtë faze, ishin z. Albert Kuliçi dhe z. Aurel Zarka, të cilët kishin kaluar me sukses verifikimin e pasurisë dhe figurës.

Kandidimi i tyre dhe vlerësimi për secilin kriter të posaçëm, u miratua gjatë mbledhjes së datës 24.01.2022, me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës. Kandidatët paraqitën platformën e tyre përpara Këshillit dhe në përfundim të secilit prezantim, ata iu përgjigjën pyetjeve dhe komenteve të bëra nga anëtarët e tij. Në përfundim të prezantimeve respektive, Këshilli u tërhoq për të vazhduar më tej me procesin e pikëzimit dhe të votimit, për të miratuar më pas vendimin për renditjen e kandidatëve. Pas vlerësimit të 2 (dy) kandidatëve-prokurorë, Këshilli vendosi renditjen e kandidatëve, si vijon: z. Aurel Zarka ( 218 pikë); z. Albert Kuliçi ( 178 pikë).

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aurel zarka klp vlore aurel zarka klp vlore

Sondazh

Poll