Aktualitet

Miku i tyre u vra me thikë nga shqiptari, dalin nga spitali dy të rinjtë grekë

3 Shkurt 2022, 16:42 Nga DOSJA
Miku i tyre u vra me thikë nga shqiptari, dalin nga spitali dy të

GREQI – Dy miqtë e 19-vjeçarit Alkis Kampanos, tifozë të skuadrës së AEK, do të dalin sot nga Spitali i Përgjithshëm i Selanikut. Të rinjtë u sulmuan nga një 23-vjeçar shqiptar dhe disa huliganë të PAOK-ut gjatë një ndeshje mes dy skuadrave në kuadër të kampionatit helen.

Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe mund të largohen të lirë.

“Lidhur me dy të plagosurit të cilët janë transportuar me autoambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Selanikut ‘G. Papanikolaou në ditën e detyrës së përgjithshme më 01.02.2022 dhe janë shtruar në Klinikën e Kirurgjisë së AUTH., gjendja e tyre shëndetësore është stabël dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ata po largohen nga spitali sot, 02.03.2022, me udhëzime mjekësore”, thuhet në njoftimin e spitalit Papanikolau.

Dy të rinjtë u sulmuan brutalisht nga një grup ultrasisht të PAOK-ut në orët e para të mëngjesit në qendër të Selanikut. Miku i tyre Alkis Kampanos vdiq pas plagëve të marra nga goditjet me thikë nga një 23-vjeçar shqiptar. Ky i fundit është dënuar me 4.3 vite burg për gjetjen e sendeve të dhunshme, si: thika, shkopinj, tuba, etj në një shoqatë tifozësh të PAOK-ut. Ai rezulton person problematik dhe me precedentë penal ku është përfshirë në huliganizëm dhe vandalizëm.

LAJMI KRYESOR: Vrau barbarisht të riun grek, dënohet me 4.3 vite burg shqiptari, del sërish në gjyq

BURIMI: Tanea

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alkis kampanos greqi shqiptari vret grekun tifozët huliganë alkis kampanos greqi shqiptari vret grekun tifozët huliganë

Sondazh

Poll