Aktualitet

Vodhi rroba në një qendër tregtari, arrestohet në Tiranë refugjati algjerian

3 Shkurt 2022, 17:53 Nga DOSJA
Vodhi rroba në një qendër tregtari, arrestohet në

TIRANË – Një refugjat algjerian është kapur nga policia e Tiranës pasi rezultoi se ka vjedhur rroba në një qendër tregtare të kryeqytetit. Sipas të dhënave të policisë, ai është shtetasi me inicialet M.K., 26 vjeç. Ndër të tjera, refugjati rezulton të ketë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin tonë.

NJOFTIMI I POLICISË SË TIRANËS:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit algjerian M. K., 26 vjeç, për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Vjedhja”, pasi ka vjedhur veshje në një qendër tregtare. Pas verifikimit të dokumentacionit ka rezultuar se ky shtetas ishte i papajisur me leje qëndrimi në Shqipëri.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes policia e tiranes

Sondazh

Poll