Aktualitet

Vettingu më 10 shkurt,pro marrëveshjes me Greqinë, Berisha:Durrësin e morën offshore

3 Shkurt 2022, 07:22 Nga DOSJA
Vettingu më 10 shkurt,pro marrëveshjes me Greqinë,

TIRANË ‘Porti i Durrësit është afera më e madhe korruptive në Europë’-tha ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë. Lideri historik i Partisë Demokratike, tha se ajo është marrë nga kompanitë offshore e se ajo arabe, e cila kishte marrë përsipër investimet, është zhdukur. Ndërkohë që më 10 shkurt, do të zhvillohet votimi për zgjatjet e organeve të Vettingut. Kështu u miratua në mungesë të kryeministrit Edi Rama dhe kreydemokratit Lulzim Basha, që në nisje të seancës së sotme plenare. Kjo u has me kundërshtinë e Partisë Demokratike, ku kreu i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj tha se duhet të ndërhyhet sa më pak në Kushtetutë dhe se zgjatja e afateve të vetingut po bëhet përmes një procesi të njëanshëm. Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se duhet t’i jepet fund politizimit të vetingut dhe të votohet sa më parë zgjatja e afateve të saj. Po ashtu, në seancën e sotme plenare, Kuvendi ka miratuar me 110 vota pro, 1 kundër dhe 0 abstenim marrëveshjen me Greqinë për qendër të përbashkët policore dhe doganore. Gjithashtu me 100 vota deputetësh, Kuvendi ka dhënë dritën jeshile edhe për emërimin e guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ishte Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, institucioni që depozitoi zyrtarisht më datë 23 dhjetor në Kuvendin e Shqipërisë propozimin për rizgjedhjen e Gent Sejkos si anëtar i Këshillit. Përveç tij, Kuvendi ka miratuar me 77 vota pro, 7 kundër dhe 24 abstenim projektligjin për emetimin e bonove të privatizimit, ndërsa me 76 vota pro, 23 kundër dhe 4 abstenim është miratuar projektligji për mbrojtjen e bimëve. Përveç debateve për portin e Durrësit dhe Vettingut, debate ka pasur edhe prej projektligjit për krijimin e një pike të përbashkët kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë, pasi deputetët e opozitës Enkelejd Alibeaj dhe Dashnor Sula, të cilët shprehen shqetësimin se kjo do të sjellë më shumë kosto dhe aspak efikasitet. Po gjatë seancës së sotme plenare, ka pasur një interpelancë mës ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe deputetit Kastriot Piroli. Manja tha se operacioni i djeshëm që u zhvillua në tre burgje të vendit u nis nga ministria, duke paralajmëruar më pas se i njëjti aksion do të shtrihet edhe në struktura të tjera.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Çfarë s’u pa?Ahmetaj i tregon telefonin Ballukut, Shehaj rehat,lexon libër në Kuvend

Mbyllet seanca,miratohet Marrëveshja me Greqinë,Sejko në Këshillin Mbikëqyrës të BSH

FOTOT nga Kuvendi /Përshëndetja e Bardhit dhe Sulës, Shehaj fokusohet te libri

Shembja e banesave/ Ahmetaj: Ata që janë të pa dhe legalizuar do trajtohen njësoj

Koçi: ‘Divorc’ në kampin e djathtë, po kalojnë periudhë krize

REPLIKAT/ Spiropali-Berishës: I bini derës tonë, që t’ju dëgjojë brava juaj

VD-Porti i Durrësit/ Berisha: S’ka më Emaar, kompanitë offshore po e marrin

Letra e ambasadës ruse, Berisha: Kërcënuese, fyerje për shqiptarët

Pika e përbashkët policore në Kakavijë, Çuçi: Jo më mure e gardhe me gjemba

Balla: Saliu është non-grata, bën pjesë dhe Luli, nuk del i palagur

VD-Berisha: Banorët po mashtrohen, nuk u ofrohet kontratë paraprake

Tone të LARTA! Berisha: Parlamenti duhet të shkrihet. Felaj: Noka, ia dhashë fjalën

‘PD po ia fal Metës’/ Deklarata e Bashës, Berisha: Thotë gënjeshtra, s’ka përgjigje

Brenda burgjeve bëhej ‘nami’! Manja: Operacioni nisi prej nesh, do vijojë sërish

Zgjatja e organeve të vettingut, Balla: 10 shkurti duhet respektuar

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike seance plenare 3 shkurt 2022 seance plenare 3 shkurt 2022

Sondazh

Poll