Aktualitet

‘E ke kuptuar çfarë ke bërë?’/ Vrau grekun, shqiptari futet në Gjykatë me anti-plumb

3 Shkurt 2022, 08:53 Nga DOSJA
‘E ke kuptuar çfarë ke bërë?’/ Vrau grekun,

GREQI– Shqiptari i cili qëlloi për vdekje Alkis Kampanos në Greqi ka dalë ditën e sotme përballë Gjykatës. Me jelek anti-plumb, i veshur në të zeza dhe me kokën ulur, 23-vjeçari shqiptar u fut në seancë.

“E ke kuptuar të keqen që ke bërë?”, me të bërtitura dhe fjalë dëshpërimi e kanë pritur miq dhe të afërm të viktimës që humbi jetën dy ditë më parë, vetëm 19 vjeç.

Mësohet se shqiptari ka mohuar çdo akuzë lidhur me krimin, ndërsa policia është ende në kërkim personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Në një video e cila ka qarkulluar në internet, shihen disa momente pasi shqiptari ka qëlluar për vdekje me thikë Alkin dhe e ka lënë të shtrirë në rrugë, pa ndihmë dhe pa ndjenja. Kanë qenë pikërisht targat e makinave që kanë ndihmuar policinë të gjënë gjurmët e kriminelit shqiptar.

Ngjarja e rëndë ndodhi orët e para të mëngjesit të djeshëm, vetëm disa metra poshtë stadiumit, pas ndeshjes së zhvilluar mes dy ekipeve të Selanikut Aek-Paok.

LAJMI KRYESOR: Vrau barbarisht të riun grek,dënohet me 4.3 vite burg huligani shqiptar,ja e kaluara

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni alkis kampanos greqi shqiptari vret grekun tifozët huliganë alkis kampanos greqi shqiptari vret grekun tifozët huliganë

Sondazh

Poll