Politike

Meta pas seancës së sotme në Kushtetuese: Do t’ua lexoj 72 përgjigjet të gjithëve

3 Shkurt 2022, 13:16 Nga DOSJA
Meta pas seancës së sotme në Kushtetuese: Do t’ua lexoj 72

TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta premtoi se do t’u lexojë qytetarëve shqiptarë të gjitha përgjigjet e pyetjeve që Gjykata Kushtetuese i dërgoi sot në seancën e shqyrtimit të shkarkimit të tij nga Kuvendi. Në një postim në Facebook, kreu i shtetit theksoi se do t’i kthejë të gjitha përgjigjet e 72 pyetjeve brenda afatit të premtuar të 48 orëve. Ai falenderoi të gjithë këshilltarët e tij ligjorë për mbrojtjen e çështjes në institucionin më të lartë të drejtësisë në vendin tonë.

Meta e konsideroi Kuvendin që kreu shkarkimin e tij si monist dhe antikushtetues.

POSTIMI I ILIR METËS:

Falenderoj Këshilltarët e mi për punën e shkëlqyer, që kanë bërë gjatë farsës gjyqësore të iniciuar nga ish-Kuvendi monist dhe antikushtetues.

Mirë u takofshim sonte në ora 21:00 në “Frontline”, në NEWS 24

Çfarë ndodhi sot?

Trupi gjykues i çështjes së shkarkimit të Metës nga legjislatura e kaluar e parlamentit vendosi që seanca e radhës të zhvillohet ditën e hënë në orën 10:00. Këshilltari ligjor i Presidencës,Bledar Dervishaj kërkoi afat 48 orë për t’u konsultuar me Metën për realizimin e të gjitha përgjigjeve.

Më herët, ai e konsideroi të gjithë procesin hetimor dhe shkarkimin nga Kuvendi si hakmarrje ndaj Metës. Ndë të tjera, Dervishaj shtoi se nuk ka asnjë shkelje kushtetuese nga presidenti, Kuvendi ka shkelur parimet e ndarjes së pushteteve në trajtimin e bërë ndaj kreut të shtetit.

LAJMI KRYESOR: Kushtetuesja shtyn seancën për Metën më 7 shkurt, mbrojtja: Hakmarrje (Zhillimet)

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike shkarkimi i metes 2 shkarkimi i metes ne kushtetuese shkarkimi i metes 2 shkarkimi i metes ne kushtetuese

Sondazh

Poll