Politike

VD-Manja: Do të hiqet tavani i moshës 35-vjeç për punonjësit e policisë

3 Shkurt 2022, 10:15 Nga DOSJA
VD-Manja: Do të hiqet tavani i moshës 35-vjeç për

TIRANË– Ministri Ulsi Manja deklaroi ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë se do të hiqet tavani i moshës 35-vjeç për punonjësit e policisë. Ai tha se drejtoria e burgjeve është në riorganizim total e se synimi është ristrukturimi i sistemeve të policisë së shtetit, reformat të cilat sipas Manjës kanë nisur.


“Zoti Piroli tani që flasim drejtoria e burgjeve është në riorganizim total. Synimi është të ristrukturojmë sistemin e karrierës në policinë e burgjeve duke përfafruar në atë të sistemit të policisë së shtetit. Qeveria ka filluar reformat. Sot që flasim kanë dalë aktet nënligjore dhe shumë shpejt do miratohet edhe rregullorja e re e burgjeve. Nuk ka asnjë rast të mospagesës së orëve jashtë orarit. Nuk mund të lë pa përmendur trajtimin e bërë për stafin shëndetësor. Rritja për pozicionin e kryeinfermierit me 47% rritje page, pozicionin e infermierit me 33%. Një aspekt tjetër është ai i uniformave. Gjatë kësaj kohe kemi pasur dy ngjarje në Shqipëri, tërmeti dhe pandemia. Qeveria është detyruar të riorientojë fondet në sistemet më prioritar. Në rishikimin e buxhetit në korrik të këtij viti do marrim mbështetjen e duhur buxhetore për prokurimin e uniformave të policisë. Drejtoria e burgjeve ka lidhur kontrata me shoqëri transporti për punonjësit që jetojnë jashtë zonave urbane. Nuk ka asnjë punonjës të emëruar më larg se 45 km nga vendbanimi i tyre. Gjendja është stabilizuar. Kjo politikë e ndjekur janë trajtuar 140 punonjës të policisë së burgjeve”, u shpreh Manja.

LAJMI KRYESOR: LIVE-Kuvendi/Vettingu,Balla:Respektoni 10 shkurtin! Manja: Forcojmë sigurinë në burg

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike seance plenare 3 shkurt 2022 ulsi manja seance plenare 3 shkurt 2022 ulsi manja

Sondazh

Poll