Politike

Berisha: Emaar u zhduk, kompanitë offshore marrin Portin e Durrësit (Paralajmërimi)

3 Shkurt 2022, 11:59 Nga DOSJA
Berisha: Emaar u zhduk, kompanitë offshore marrin Portin e Durrësit

TIRANË– ‘Porti i Durrësit është kthyer në aferën më të madhe korruptive në Europë’. Kështu deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, duke thënë se do të tregojë në ditët në vijim për aferat e këtij porti, që sipas tij janë ‘te zeza’. Kompania Emaar e cila do të investonte në Portin e Durrësit është zhdukur, duke hequr dorë nga investimi tha Berisha, duke shtuar se do të jenë disa kompani shqiptare, offshoree që do të investojnë dhe duke pastruar miliarda euro.

DEKLARATA E BERISHËS:

Me ketë rast dua të theksoj se cdo marrëveshje e kësaj narkoqeverie për luftën kundër krimit të organizuar, është fund e krye një fallsitet, një formalitet pasi Shqipëria është vendi në të cilin krimi i organizuar sic thotë raporti i DASH e ka shndërruar në qendrën operacionale, të organizatave kriminale. Nuk ekziston një vend i 2 me këtë fuqi, të së keqes së krimit, kjo ka vetëm një arsye, lidhjen e tij me qeverinë. Narkoqeveria e kreut të meduzës nisi instalimin në Xibrakë, të instalimit të fabrikës më të madhe të kokainës në Ballkan, në patronazhin e Ramës. Në furnizimin ishte Genti Xhixha, ky është vetëm njëri shembull. Të vazhdojmë me tutje, a nuk u faktua këtu lidhja e Ministrit të Brendshëm dhe pasardhësit të tij me lidhjet e drogës. A nuk u vodhën në kasafortën e shtetit dosjet e 29 kriminelëve, dhe përgjegjësi u rikthye në detyre në ministrinë e Brendshme, me urdhër të Ramës. Cili ka harruar operacionin, ku 5 polici të vendeve përreth u anagzhuan në cmontimin e një mjeti, sesi deputeti Mark Frroku.

Çfarë ndodh tani, 3-4 fishohen brenda disa muajve kompanitë e bananeve, a e dini se kush e kontrollon portin e Durrësit, Nallbati i Xibrakës, i hakmarrjes për drejtësi, i Edvin Drogës dhe Lulëzim Pengut që e ka gjysëm baxhank të dashur. Nuk është rastësi që kalohet në portin e Durrësit. Emari u zhduk, s’ka më lidhje, kanë dalë disa kompani shqiptare offshore me në krye Mezudën, që do investojnë aty dhe do lajnë shuma përrallore, 2 mlrd euro. Unë ju them dhe do ju njoftoj ju se afera e portit të Durrësit është më e madhja korruptive në Europë, është vetëm 1 kapitull, tjetri është dhe më i zi.

LAJMI KRYESOR: KUVEND/Mungojnë Rama&Basha,Berisha: Portin e Durrësit po e marrin kompanitë offshore

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha seance plenare 3 shkurt 2022 sali berisha seance plenare 3 shkurt 2022

Sondazh

Poll