Politike

VD-Noka, Këlliçi e Vokshi në protestë, pritet tu bashkohet Berisha

3 Shkurt 2022, 10:06 Nga DOSJA
VD-Noka, Këlliçi e Vokshi në protestë, pritet tu bashkohet

TIRANË– Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Albana Vokshi i bashkohen protestës së banorëve. Ata ndodhen para Kuvendit të Shqipërisë dhe nuk kanë zgjedhur që të jenë në seancën plenare, por jashtë saj, në mbështetje të banorëve që kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre. Pritet që deputetëve, anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike pritet që tu bashkohet edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Teksa mori fjalën para kamerave Noka tha se do t’i mbështeste gjithmonë banorët. 


“Banorët nuk duan asgjë tjetër, përveçse të drejtën e tyre. Asnjeri prej tyre nuk është i paligjshme në tokën dhe vendin e tij. Nuk ka vend në botë ku pashpirtësia qeveritare të arrijë këto përmasa. Do t’iu kompensojmë i thonë, por s’ka gjë më fyese se kompensimi të jetë në një vlerë që s’blejnë dot një dhomë, as një banjë jo më një shtëpi. Kjo tregon se për këtë qeveri ka vetëm një prioritet, babëzi dhe vetëm babëzi. Kjo është fytyra e kësaj qeverie. Parimi në një demokraci është legalizimi pastaj urbanizo. Nuk mund të urbanizosh në kurriz të qytetarëve. Ne jemi me banorët, krah tyre, çdo ditë,”- tha Noka ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: ‘5 Maji’, ‘Paskuqani’ dhe ‘Lapraka’ protestojnë para Kuvendit e Kryeministrisë

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike flamur noka protesta e banoreve perballe kuvendit flamur noka protesta e banoreve perballe kuvendit

Sondazh

Poll