Politike

VD-Pika e përbashkët policore në Kakavijë, Çuçi: Jo më mure e gardhe me gjemba

3 Shkurt 2022, 11:02 Nga DOSJA
VD-Pika e përbashkët policore në Kakavijë,

TIRANË– Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi prezantoi ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë marrëveshjen me Greqinë që do të çohet për miratim. Ministri u shpreh se Shqipëria dhe Greqia do të ngrenë një drejtori në Kakavijë me staf të përbashkët, për të parandaluar një sërë krimesh si kontrabanda, trafikimin e emigrantëve dhe lëndëve narkotike.


‘Sot kemi sjellë për miratim një marrëveshje me Greqinë për të ngritur një qendër të përbashkët në Kakavijë të bashkëpunimit policor mes dy vendeve. Marrëveshja është në përputhje me synimin tonë për ta bërë Shqipërinë një vend me kufi të hapur por të sigurt. I shërben lëvizjes të lirë të qytetarëve dhe mallrave. Thelbi i marrëveshjes është ngritja e një grupi ekspertësh të dy vendeve ku do të shkëmbejmë informacion për të parandaluar veprimtarinë kriminale, kontrabanda, trafikimin e emigrantëve. Shkëmbimi i info mes vendeve është praktikë e njohur, por ngritja e një strukturë të tillë unike për nga forma e lehtëson këtë proces. Nëse dikur ngriheshin mure e gardhe me gjemba sot po ngremë strukturë të përbashkët ekspertësh me policë që do të shkëmbejnë informacion në kohë reale. Do të marrim parasysh që qendra në veprimtarinë e saj nuk i mbivendos autoritet përkatëse, por vetëm i bën më efikase. Qendra është si një zyrë one stop shop çdo gjë që ka lidhje me informacionin procedohet shpejt, aksesohen të dhënat kombëtare që kontaktohet çdo institucioni i mundshëm që ka informacione. Ne kemi marrë disa nisma të bashkëpunimi rajonal, marrëveshjet me Kosovën apo rajonale dhe ato në kuadër të Open Ballkan. Këtë vit nëpërmjet një projekti do të përsoset modernizimi i pikës së kufirit nëpërmjet sistemeve të teknologjisë. Synojmë digjitalizimin në pikat kufitare për shtetasit dhe automjetet duke ndërfaqur sistemet dhe njehsuar procedurat. Në synojmë shtimin e kalimeve kufitare. Ju ftoj të voton pro në mënyrë që përpjekjet tona të kenë një instrument më tepër efikas në dispozicion siç është qendra e përbashkët.’-tha Çuçi.

LAJMI KRYESOR: LIVE-Kuvendi/Vettingu,Balla:Respektoni 10 shkurtin! Manja: Forcojmë sigurinë në burg

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bledi çuçi seance plenare 3 shkurt 2022 bledi çuçi seance plenare 3 shkurt 2022

Sondazh

Poll