Politike

Mbyllet seanca e radhës e Metës në Kushtetuese, Dervishaj:Kuvendi bëri proces fiktiv

3 Shkurt 2022, 12:16 Nga DOSJA
Mbyllet seanca e radhës e Metës në Kushtetuese, Dervishaj:Kuvendi

TIRANë – Këshilltari ligjor i Presidencës Bledar Dervishaj e konsidoi procesin e shkarkimit të presidentit Meta mbi baza fiktive dhe prapavijë politike. Pasi trupi gjykues i Gjykatës Kushtetuese vendosi për caktimin e seancës së radhës ditën e hënë, Dervishaj u shpreh për mediat se Kuvendi nuk mundi të garantonte një proces të rregullt ligjor për hetimin dhe shkarkimin e Metës. Sipas tij, çdo gjë tjetër do të ishte e pavlefshme të diskutohej.

Më tej, përfaqësuesi ligjor i Presidencës tregoi se dosja e mbrojtjes në GJK kishte volum prej 170 faqesh. Ai përsëriti dhe kërkesën e Metës që shkarkimi i tij të shqyrtohej nga legjislatura e re dhe jo e kaluar, e cila u ngrit gjatë kohës së fushatës zgjedhore të 2019.


“Në kushtetutën tonë, që në preambul dhe nenet fillestare përmendet parimi për procesi të rregult ligjor. Kur ky proces nuk u realizua nga Kuvendi i Shqipërisë, s’mund të merremi me asgjë tjetër, sepse do të prodhonte pavlefshmëri. Të gjitha shkaqet në mënyrë fiktive iniciuan një proces hetimor politik. Nuk kishte arsye nga ato që të legjitimonin ngritjen e një komisioni hetimior, sepse nuk kishte lëndë për të hetuar presidentin.

Ishte një material voluminoz me 170 faqe. Presidenti ka kërkuar që në 1 korrik të përfundojë procesi gjyqësor brenda legjislaturtës së vjetër që investioi më kot në GJK. Ajo është thënë në shkresa që komisionet e vjetra u ngrit në periudhë tranzitore, ky i fundit u ngrit pas 25 prillit”, u shpreh për mediat këshilltari ligjor i Metës, Bledar Dervishaj.

LAJMI KRYESOR: Meta ‘përballet’ sërish me Kushtetuesen! Sot zhvillohet seanca e radhës

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bledar dervishaj shkarkimi i metes 2 shkarkimi i metes ne kushtetuese bledar dervishaj shkarkimi i metes 2 shkarkimi i metes ne kushtetuese

Sondazh

Poll