Politike

Çmimi i naftës, Rama: Shihni Kosovën, ndodh kudo, rrogat s’rriten sipas qejfit

3 Shkurt 2022, 10:30 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur komentuesve në lidhje me rritjen e çmimit të naftës. Një nga ndjekësit e Ramës në Facebook ka kërkuar llogari për çmimin e naftës dhe ka pyetur nëse mund të gjendet ndonjë zgjidhje pasi jo të gjithë qytetarët mund të përballojnë rritjen e çmimeve. Në një replikë poshtë këtij komenti, Rama shkruan se çmimet rriten kudo, si në Shqipëri, Kosovë e vende të tjera e se është diçka normale që ndodh. Kreu i qeverisë shton se edhe rrogat rriten, por këto të fundit nuk shkojnë përtej mundësive, pasi rrezikohet falimentimi.

Komenti i Ramës: Rritja e çmimeve është një problem i përgjithshëm sot, mjafton te shihni Kosovën për te mos shkuar me larg, ndërkohe qe siç kam premtuar ne po mbajmë me shume kosto për buxhetin, mburojën mbi çmimin e energjisë për konsumatorët familjare e biznesin e vogël, qe kudo ka kërcyer e po kërcen lart. Sa për rrogat ato janë rritur e do vazhdojnë të rriten, por rritja e rrogave nuk behet sipas dëshirës sonë, pasi unë i pari do doja t’i rrisja menjëherë te gjitha, por çdo rritje jashtë mundësive, do te thotë falimentim total ne pak muaj si ne kohen e Sudes, prandaj duhet pune e durim, për t’u ngjitur me këmbë ne toke s’ka asnjë rruge tjetër te sigurte.

Dy ditë më parë, në të gjitha pikat e tregtimit të karburanteve me pakicë rezulton se një litër naftë po tregtohet me 193 lekë, duke pësuar rritje me më shumë se 5 lekë për litër. Shkak për rritjen e çmimit të naftës, tregtuesit e saj kanë bërë me “faj” rritjen e çmimit në tregjet ndërkombëtare, ndërsa një litër në vendin tonë vjen me koston 110-120 lekë.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama rritja e cmimit te naftes edi rama rritja e cmimit te naftes

Sondazh

Poll