Politike

Meta kërkesë Kuvendit: Dua bashkëpunimin tuaj për dekoratën “Mbretëresha Geraldinë”

3 Shkurt 2022, 11:59 Nga DOSJA
Meta kërkesë Kuvendit: Dua bashkëpunimin tuaj për

TIRANË – Presidenti i Republikës, Ilir Meta i dërgoi një kërkesë Kuvendit të Shqipërisë për të miratuar propozimin e tij për krijimin e dekoratës “Mbretëreshës Geraldinë”, ish-monarkes së fundit në historinë e Shqipërisë. Në letrën dërguar kryetares së parlamentit Lindita Nikolla dhe të gjithë deputetëve, Meta shkruan se kjo dekoratë do t’u dedikohet kryesisht, grave dhe vajzave shqiptare dhe të huaja, që me dashuri e pasion japin kontribut dhe promovojnë vendin tonë dhe vlerat e tij historike e kulturore, trashëgiminë tonë të pasur e të çmuar dhe përkatësinë tonë të fortë europiane.

Ky propozim vjen në kuadrin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve zyrtare mes Shqipërisë dhe Hungarisë. Meta e bëri për herë të parë këtë propozim pasi priti në presidencë Sekretarin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Shtar.

LETRA E PRESIDENTIT ILIR META
Drejtuar:   Zonjës Lindita Nikolla

Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

TIRANË 

Për dijeni:  Kryetarëve të Grupeve Parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë

Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë

TIRANË

E nderuar zonja Kryetare e Kuvendit,

Viti 2022 shënon 100-Vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Hungarisë dhe 20-Vjetorin e rikthimit në Atdhe të Familjes Mbretërore Shqiptare.

Në kuadër të këtyre dy momenteve të rëndësishme për vendin tonë, kam kënaqësinë të kërkoj bashkëpunimin tuaj, për të bërë të mundur krijimin e dekoratës së lartë shtetërore “Mbretëresha Geraldinë”.

Kjo dekoratë do të jetë vlerësim dhe mirënjohje për Mbretëreshën Geraldinë, e cila e deshi Shqipërinë dhe iu përkushtua, gjatë gjithë jetës së saj, me dashuri e pasion.

Dekorata e lartë “Mbretëresha Geraldinë” do t’u dedikohet kryesisht, grave dhe vajzave shqiptare dhe të huaja, që me dashuri e pasion japin kontribut dhe promovojnë vendin tonë dhe vlerat e tij historike e kulturore, trashëgiminë tonë të pasur e të çmuar dhe përkatësinë tonë të fortë europiane.

Jam i bindur që kjo dekoratë e lartë do të rris, njëkohësisht, ndërgjegjësimin e shoqërisë sonë, mbi rolin thelbësor e të pazëvendësueshëm të grave e vajzave shqiptare, për sakrificat, përkushtimin dhe dedikimin e tyre ndaj familjes dhe shtresave më në nevojë dhe për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në zhvillimin e shoqërisë dhe të vendit tonë.

Propozoj që Dekorata “Mbretëresha Geraldinë” t’u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja, kryesisht grave dhe vajzave, kontributi dhe shërbimet e shquara të të cilave, lartësojnë rolin e kombit dhe të gruas shqiptare brenda dhe jashtë vendit, nën moton e Mbretëreshës Geraldinë “Detyrë dhe Dashuri”.

ILIR META

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta mbreteresha geraldine ilir meta mbreteresha geraldine

Sondazh

Poll