Politike

VD-Brenda burgjeve bëhej ‘nami’! Manja: Operacioni nisi prej nesh, do vijojë sërish

3 Shkurt 2022, 09:37 Nga DOSJA
VD-Brenda burgjeve bëhej ‘nami’! Manja: Operacioni nisi prej

TIRANË– Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi nga seanca e Kuvendit se operacioni i djeshëm i zhvilluar në tre burgje të vendit do të vijojë sërish. Manja tha se operacioni ishte nisur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e se do të vijojë dhe në struktura të tjera.

U godit një grup kriminal që merreshin me veprimtari kriminale brenda dhe jashtë sistemit të burgjeve. Në operacion u arrestuan edhe punonjës të burgjeve. Ajo që ndodhi dje ishte punë e nisur nga drejtoria e përgjithshme e burgjeve, por nuk do të jetë aksion, as kalendar veprimtarish në drejtim të goditjes së paligjshmërisë në burgje, por investim i përditshëm i të gjitha strukturave tona në zbatim të ligjit dhe forcimit të sigurisë në sistemin e burgjeve. Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve është në riorganizim total. Qëllimi është të ristrukturojmë edhe sistemin e karrierës në burgje, duke e përafruar me atë në Policinë e Shtetit.’- tha Manja.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Kuvendi/ Diskutime për marrëveshjen me Greqinë dhe organizimin e 6 Marsit

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike seance plenare 3 shkurt 2022 ulsi manja seance plenare 3 shkurt 2022 ulsi manja

Sondazh

Poll