Politike

GJK nis seancën, Meta postim në FB: Ekonomia s’mund t’iu lihet në dorë aventurierëve

3 Shkurt 2022, 09:16 Nga DOSJA
GJK nis seancën, Meta postim në FB: Ekonomia s’mund t’iu

TIRANË– Teksa Gjykata Kushtetuese ka nisur seancën e radhës për shkarkimin e tij, Meta ka ndarë në ‘Facebook’ një shqetësim që lidhet me ekonominë në vend. Kreu i shtetit thotë se ekonomia nuk mund t’iu lihet në dorë aventurierëve të cilët po e varfërojnë vendin. Ndër të tjera, Meta thotë se sipas të dhënave të EUROSTAT, familjet shqiptare po blejnë çdo produkt më shtrenjtë.

POSTIMI:

EKONOMIA NUK MUND T’U LIHET NË DORË AVENTURIERËVE, QË PO VARFËROJNË SHQIPTARËT DHE PO FALIMENTOJNË SHQIPËRINË!Me nivelin më të ulët të pagës minimale krahasuar me vendet e rajonit, rritja e çmimeve në Shqipëri nuk ka të ndalur.Sipas të dhënave të EUROSTAT aktualisht, paga minimale në shkallë vendi është: Në Shqipëri?? 248.4 Euro Në Maqedoninë e Veriut?? 366.1 Euro Në Serbi?? 401.4 Euro Në Malin e Zi?? 532.5 Euro.Ndërkohë nga fillimi i shkurtit 2022, çmimet e karburanteve në Shqipëri u rritën sërish me gati 8 lekë për litër, duke arritur nivele rekord, teksa po i afrohen 200 lekëve për litër.Në muajt e fundit të vitit 2021 dhe fillim të 2022, familjet shqiptare, përveç karburanteve, pothuajse çdo produkt po e blejnë më shtrenjtë. Çmimet e ushqimeve janë rritur me 4.5% Shërbimet e transportit janë rritur me 6.9% Shpenzimet familjare për shëndetësinë janë rritur me 28%.Çmimet në Shqipëri i vendosin oligarkët dhe jo tregu!

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll