Politike

Sinjal i PASTËR! Kryemadhi:Gratë që rrinë me Bashën të kenë kujdes kur përmendin LSI

2 Shkurt 2022, 21:56 Nga DOSJA
Sinjal i PASTËR! Kryemadhi:Gratë që rrinë me Bashën

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shprehur e keqardhur që nuk i ka besuar bashkëshortit të saj Ilir Meta, teksa i kishte thënë që të mos i besonte kryedemokratit Lulzim Basha. Ndërkohë që në fjalën e tij, Kryemadhi paralajmëroi ato që i quajti “gratë pranë Lulzim Bashës”, që të mos e përmendin në biseda LSI-në.

“Ia them çdo gruaje që rri me Lul Bashën. Të ketë kujdes kur përmend emrin e LSI-së nëpër tavolina. Se emri i LSI si në Skrapar, Hamallaj, do t’u dalë në ëndërr. Mos të merren me LSI, se po hyri LSI të merret me ta, nuk i dihet ku dalin pastaj,”-tha Kryemadhi.

Pjesë nga biseda:

Kryemadhi: Më vjen keq qe nuk e besova kur më tha: Mos i beso Lul Bashës se Lul Bashës nuk i ka besuar as gruaja e vet që nuk e ka votuar asnjëherë. Nuk dua të merrem me gratë por ja them çdo gruaje që rri me Lul Bashën të kenë kujdes kur përmendin emrsin e LSI në tavolina, sepse emri i LSI si në Skrapar, si me pamje nga deti si me pamje nga mali, do ju dali në ëndërr.

Fevziu: Për cilat gra e ke fjalën?

Kryemadhi: Gratë që rrinë me Lul Bashën thashë e kuptojnë vetë, gra ose burra qofshin. Të mos merren me LSI se po u mor LSI me ta e dinë vetë se ku shkojnë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha monika kryemadhi lulzim basha monika kryemadhi

Sondazh

Poll