Sport

“Flaka Olimpike” nis rrugëtimin, Kina gati për Lojërat Dimërore “Pekin 2022”…

2 Shkurt 2022, 10:25 Nga DOSJA
“Flaka Olimpike” nis rrugëtimin, Kina gati për

KINE – Stafeta e pishtarit olimpik për Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit (4-20 shkurt) filloi të mërkurën në kryeqytetin kinez, i cili po përgatitet të presë lojërat, pavarësisht një “bojkoti diplomatik” nga vendet perëndimore dhe shqetësimeve rreth Covid-19.

Më shumë, se një mijë njerëz do të marrin me radhë pishtarin me “flakën olimpike”, i cili do të kalojë nëpër vende të ndryshme që do të presin garat, në Pekin dhe në qytetin fqinj Zhangjiakou, përpara ceremonisë së hapjes të premten, në mbrëmje në stadiumin olimpik, e famshmja “Foleja e shpendëve”.

Nën një temperaturë prej minus pesë gradë, zëvendëskryeministri kinez, Han Zheng, ndezi pishtarin e gjatë të kuq dhe argjendi, përpara se t’ua kalonte pishtarëve të parë. Midis tyre ishin Luo Zhihuan, një ish-patinator i shpejtësisë, që fitoi titullin e parë botëror të Kinës në një sport dimëror në vitin 1963, astronauti Jing Haipeng dhe projektuesi satelitor Ye Peijian, sipas “Beijing Daily”. Edhe ish-basketbollisti kinez Yao Ming, ish-ylli i Houston Rockets në NBA, gjithashtu mbajti flakën.

Udhëtimi i pishtarit olimpik filloi në tetor 2021 në vendin e lashtë grek të Olimpias, ku ceremonia u ndërpre nga protestuesit, që akuzonin Kinën për shkelje të të drejtave të njeriut. Stafeta e “Flakës Olimpike” do të kalojë gjithashtu përmes Pallatit të Verës në Pekin dhe do të shkojë edhe në Murin e Madh.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport flakën olimpike’ grupi aktivist paralajmëroi se në pekin 2022 lojërat olimpike dimërore të pekinit me radhë pishtarin flakën olimpike’ grupi aktivist paralajmëroi se në pekin 2022 lojërat olimpike dimërore të pekinit me radhë pishtarin

Sondazh

Poll