Sport

Lëkundet pankina e Paris Saint-Germain, trajneri Pochettino i shpëton shkarkimit

2 Shkurt 2022, 05:49 Nga DOSJA
Lëkundet pankina e Paris Saint-Germain, trajneri Pochettino i shpëton

FRANCE – “Le Parisien” ngre dyshime të reja për pozicionin e Mauricio Pochettino, pas eliminimit të bujshëm të Paris Saint-Germain nga Kupa e Francës, që u zhvillua mbrëmjen e së hënës ndaj Nice.

Drejtuesit e klubit, mësohet kishin dashur ta shkarkonin trajnerin që në afatin kalimtar të janarit, por duke mos gjetur zëvendësuesin, vendosën që tekniku argjentinas të vazhdojë të qëndrojë në krye të pankinës pariziene.

Objektivi numër një për t’i besuar skuadrën, dihet. Ai është Zinedine Zidane, bisedat e të cilit po vazhdojnë prej disa kohësh. Ish-trajneri i Real Madridit ka preferuar të shmangë marrjen e frerët e skuadrës gjatë sezonit aktual dhe për këtë arsye thuhet se marrëveshja është shtyrë për në fund të sezonit.

Për momentin, pozicioni i Pochettinos nuk vihet në dyshim, por vetëm nëse një eliminim në 1/8 e Champions League mund ta ndryshojë sërish situatën.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport drejtori sportiv i paris saint-germain ish-trajneri i real madridit mauricio pochettino presidentin e paris saint-germain zinedine zidane drejtori sportiv i paris saint-germain ish-trajneri i real madridit mauricio pochettino presidentin e paris saint-germain zinedine zidane

Sondazh

Poll