Sport

Barça dyshon, Dembele do të largohet drejt Chelseas në verë, Tuchel ka simpati…

2 Shkurt 2022, 05:57 Nga DOSJA

SPANJE – Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, beson se Ousmane Dembele ka rënë dakord për një transferim gjatë verës në një ekip tjetër, prandaj francezi do të qëndrojë edhe në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij në “Nou Camp”.

“Ne mendojmë se Dembele tashmë ka një kontratë me një klub tjetër, ata na e kanë insinucuar këtë. Ajo që do të bëjmë është të mbrojmë interesat e klubit tonë”.

Besohet, se sulmuesi 24-vjeçar është lidhur me një lëvizje drejt Chelseas në fund të sezonit, me “Sky Sports” që raporton, se skuadra e “Stamford Bridge” është e interesuar për francezin.

Dembele punoi me trajnerin e Chelseas, Thomas Tuchel te Borussia Dortmund përpara se të largohej për në Spanjë, me një transferim prej 96 milionë paund në 2017.

Më herët, gjatë dritares së transfertave dimërore, trajneri Tuchel diskutoi situatën e Dembeles te Barcelona dhe zbuloi admirimin e tij për lojtarin, me të cilin punoi për një sezon në Gjermani.

“Nuk e kam idenë për situatën e tij te Barça,- tha trajneri i Chelseas. – Ai është një lojtar shumë i mirë kur është në formë të mirë. Isha shumë me fat që e stërvita në Dortmund. Ajo zgjati vetëm një vit, por do të doja të ishte më gjatë. Unë u largova dhe ai gjithashtu.”

Gjithsesi, për momentin, Dembele do të duhet të fokusohet në fatet e Barcelonës. Sezoni i katalanasve rifillon në fundjavë me një ndeshje kundër Atletico Madrid, ku fitorja do ta ngjiste Barcelonën në katërshe.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona ka lëshuar një deklaratë për mediat joan laporta një lëvizje drejt chelseas në fund të sezonit ousmane dembele ousmane dembélé te barcelona thomas tuchel te borussia dortmund barcelona ka lëshuar një deklaratë për mediat joan laporta një lëvizje drejt chelseas në fund të sezonit ousmane dembele ousmane dembélé te barcelona thomas tuchel te borussia dortmund

Sondazh

Poll