Sport

Franca heq kufizimet dhe hap dyert e stadiumeve, tifozët tani edhe në transferta…

2 Shkurt 2022, 06:09 Nga DOSJA
Franca heq kufizimet dhe hap dyert e stadiumeve, tifozët tani edhe në

FRANCE Rregulli i 5000 spektatorë në stadiume ka përfunduar të martën. LFP do të nisë të përdorë versionin e ri të protokollit të tij shëndetësor. Stadiumet e futbollit do të rihapen plotësisht në Francë.

“100% e vendeve në stadiume mund të tregëtohen”, konfirmon dokumenti, i cili është në versionin e tetë në Francë që prej korrikut. Ky modifikim pritej pas njoftimit, më 20 janar, nga kryeministri Jean Castex, për përfundimin e mbajtjes së maskës në ambientet e jashtëm dhe kufizimit të numrit të tifozëve në stadiume, që nga 2 shkurti.

Takimi mes Marseille dhe Angers të premten (21:00), për llogari të javës së 23-të, do të jetë pra takimi i parë i Ligue 1 që do të zhvillohet pa protokolle kufizimesh.

Protokolli i ri lejon gjithashtu rihapjen e sektorëve të destinuara për tifozët mbështetës, por me distancim fizik të detyrueshëm deri më 15 shkurt. Megjithatë, nëse hapësira e caktuar për vizitorët është shumë e vogël për të lejuar respektimin e distancës, klubi vendas ruan të drejtën të refuzojë mbërritjen e tyre.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ligue 1 franceze marseille dhe angers në francë rastet e reja me covid ne france rregulli i 5000 spektatorë në stadiume skuadrës së ligue 1 të psg-së ligue 1 franceze marseille dhe angers në francë rastet e reja me covid ne france rregulli i 5000 spektatorë në stadiume skuadrës së ligue 1 të psg-së

Sondazh

Poll