Sport

Bullgaria me probleme, Shqipëria do të presë Kampionatin Europian të Peshëngritjes!

1 Shkurt 2022, 20:51 Nga DOSJA
Bullgaria me probleme, Shqipëria do të presë Kampionatin Europian

SHQIPËRI– Një mosmarrëveshje për kreun e federatës të peshëngritjes në Bullgari ka detyruar Federatën Europiane të Peshëngritjes ta ndryshojë datën dhe vendit e zhvillimit të Kampionatit Evropian të vitit 2022.

Me anë të një konference për shtyp në ambientet e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, presidenti i KOKSH, Fidel Ylli dhe kreu i shtangës Elez Gjoza, kanë njoftuar se Kampionati Europian i Peshëngritjes 2022, i parashikuar do të mbahet tashmë në vendin tonë.

Ky është një tjetër zhvillim i rëndësishëm për peshëngritjen shqiptare gati dy muaj pasi peshëngritësi shqiptar Briken Calja, i katërti në botë në Olimpiadën e fundit, u shpall kampion bote në stilin e shkëputjes në peshën deri 73 kilogramë.Aktiviteti do të zhvillohet në muajin maj në Tiranë. Ky do të jetë evenimenti i tretë madhor i peshëngritjes që do të zhvillohet në Shqipëri gjatë këtij viti.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport fidel ylli koksh fidel ylli koksh

Sondazh

Poll