Sport

“Katar 2022”: Poker i Brazilit dhe Uruguajit. Alexis Sanchez dopiedë, Lautaro shënon

2 Shkurt 2022, 09:56 Nga DOSJA

AMERIKA JUGUT – Gjatë natës javë zhvilluar pesë ndeshjet e ditës së 16-të të kualifikuese për botërorin “Katar 2022” në zonën e Amerikën e Jugut.

Pokeri i Brazilit ndaj Paraguait, ndërsa Argjentina fitoi 1-0 ndaj Kolumbisë falë golit të Lautaro Martinez. Uruguai fiton 4-1 me Venezuelën, 1-1 në vend të Perusë dhe Ekuadorit, kurse më herët, Kili fitoi 3-2 në transfertën e vështirë në Bolivi.

Kili i rikthehet shpresa për kualifikim, pas fitores 1-2 ndaj Bolivisë në La Paz. Alexis Sanchez (14’, 85’) realizoi një dopiedë, duke fikson fitoren 3-2, ndërkohë që më herët kishte shënuar edhe Nunez (77’). Për Bolivinë shënuan Enoumba (37’) dhe ngushtoi diferencën Martins (88’). Kili i cili do të luhet në dy ndeshjet e ardhshme në mars, në Brazil dhe në shtëpi kundër Uruguait.

Në fitoren e thellë 4-0 të Brazilit ndaj Paraguajit, Raphina (28’), Coutinho (62’), Antony (86’) dhe Rodrygo (88’), ishin autorët e golave, në ndeshjen e zhvilluar në Belo Horizonte.

Në Montevideo, Uruguaji e nisi me gola ndeshjen ndaj Venezuelës. Serinë se golave e çeli Bentacur (1’) për të vazhduar me Arrascaeta (23’), Cavani (45’+1) dhe Suarez (53’) me penallti. Martinez (65’) ngushtoi rezultatin për Venezuelën.

Peruja dhe Ekuadori u ndanë në barazim 1-1 në Lima. Estrada (2’) shënoi për Ekuadorin, ndërsa Flores (69’) vuri në ekuilibër rezultatin. Ndërkohë, në stadiumin “Mario Kempes” të Kordovës, Argjentina koleksionoi fitoren e radhës ndaj Kolumbisë. Lautaro Martinez (29’) ishte autori i golit të vetëm të ndeshjes për “albicelestët”.

Renditja: Brazil 39 pikë, Argjentina 35, Ekuador 25, Uruguaji 22, Peruja 21, Kili 19, Kolumbia 17, Bolivia 15, Paraguaji 13 dhe Venezuela 16 pikë. (Brazili dhe Argjentina kanë një ndeshje më pak).

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport agjenti i sulmuesit argjentinas brazilianët rafinha dhe douglas costa ndeshje kualifikuese për botërorin “katar 2022” për botërorin “katar 2022” agjenti i sulmuesit argjentinas brazilianët rafinha dhe douglas costa ndeshje kualifikuese për botërorin “katar 2022” për botërorin “katar 2022”

Sondazh

Poll