Aktualitet

Zjarr në Fushë-Krujë, digjen 10 hektarë tokë, era favorizon flakët

31 Janar 2022, 16:00 Nga DOSJA
Zjarr në Fushë-Krujë, digjen 10 hektarë tokë, era

FUSHË-KRUJË- Një zjarr i madh u regjistrua pasditen e sotme në fshatin Halil të Fushë-Krujës. Era e fortë ka bërë të mundur përhapjen e shpejtë të flakëve duke djegur një sipërfaqe toke prej 10 hektarësh. Nga zjarri e kanë pësuar dhe disa pemë frutore, shkurre, etj.

Sipas informacioneve, flakët po i afrohen disa banesave të zonës. Në vend kanë mbërritur dhe forca të zjarrfikëses, por shuarja e flakëve po vështirësohet për shkak të erës së fortë.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne fushe kruje zjarr ne fushe kruje

Sondazh

Poll