Aktualitet

Tahiri në Apel, SPAK kërkon 12 vite burg, Haxhia: Zero prova (Data e vendimit)

31 Janar 2022, 11:58 Nga DOSJA
Tahiri në Apel, SPAK kërkon 12 vite burg, Haxhia: Zero prova (Data e

TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është drejtuar sot në Apelin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar në seancën e parë të rinisjes së procesit ndaj tij. Organi i akuzës (SPAK) ka dhënë pretencën dhe ka kërkuar 12 vite burg për Tahirin e ish-drejtorin Jaeld Çela. Me gjykim të shkurtuar, Tahiri përfiton ulje të 1 të tretave të dënimit dhe rrezikon 8 vite.

Seanca është ndërprerë disa herë pasi ka pasur shkëputje të energjisë elektrike. Pavarësisht akuzave të ngritur, pala mbrojtëse ka mohuar që Tahiri të jetë përfshirë në aktivitete kriminale. Avokati Maks Haxhia ka pretenduar prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë të re si dhe i ka qëndruar mbrojtjes që ka bërë në shkallën e parë.

Edhe vetë ministri Tahiri ka kërkuar pafajësinë brenda sallës. Ai është shprehur se kërkon më shumë kohë që të njihet me dokumentacionet e paraqitura në seancë, por me bindje ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me grupin e Habilajve me të cilët akuzohet se ka bashkëpunuar për trafik të lëndëve narkotike. Vendimi pritet të jepet më 4 shkurt, në orën 13:00. 

Tahiri u dënua nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, ndërsa Apeli i posaçëm e ktheu për rigjykim në Shkallën e Parë. Ish-ministri bëri rekurs dhe dhoma e këshillimit e Gjykatës së Lartë e ka pranuar për ta gjykuar me trupë të re drejtuese.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

SPAK kërkoi 12 vite burg, Tahiri: Kërkoj kohë për shqyrtimin e provave

Ndërpritet seanca për ish-ministrin Tahiri, fiken dritat

(F.M)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll