Aktualitet

Shikonte nga kamerat, publikohen dyshimet kryesore për lënien në burg të Hasanajt

31 Janar 2022, 15:37 Nga DOSJA
Shikonte nga kamerat, publikohen dyshimet kryesore për lënien në

DURRËS – Prokuroria e Durrësit pretendon se 34-vjeçari Arlen Hasanaj, i arrestuar për shpërthimin me tritol në banesën e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka e ka planifikuar itenerarin e mbrëmjes së 24 janarit për të krijuar alibi se nuk ka qenë ai personi që ka ndezur eksplozivin në shtëpinë e kreut të futbollit shqiptar.

Këtë hipotezë, organi i akuzës në qytetin bregdetar e ka krijuar pasi nga kamerat e sigurisë të qendrës tregtare Hasanaj shikon nga kamerat e sigurisë. Kjo u mësua nga “Faxweb”.

Mbi këtë të dhënë dhe një plagë në dorë e konsideruar si djegie bëri që dje trupa gjykuese e Gjykatës së Durrësit caktoi masën “arrest me burg” për Hasanajn.

Pala mbrojtëse pretendon se plaga në dorë i është shkaktuar nga një kafshim, ndërsa në momentin kur u ndez tritoli në shtëpinë e Dukës 22:03, Arleni po parkonte makinën e tij dhe të bashkëshortes në banesë.

Avokati i tij Ilia Ilia e konsideroi këtë proces gjyqësor përtej interesave ligjore dhe se do t’i shkojë deri në fund të çështjes për klientin e tij.

PAMJE NGA FAXWEB

 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet arlen hasanaj shperthen tritoli arrestohet arlen hasanaj shperthen tritoli

Sondazh

Poll