Aktualitet

Berisha: Kandidatët e mi do të regjistrohen si pjesë të një koalicioni me logo të re

31 Janar 2022, 12:57 Nga DOSJA
Berisha: Kandidatët e mi do të regjistrohen si pjesë të

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar mënyrën se si do të regjistrohen kandidatët e Komisionit për Rithemelimin e Partisë Demokratike. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se ata do të regjistrohen si pjesë e një koalicioni, por me një logo të re. Atë të Partisë Demokratike, Berisha tha se ua ka konfiskuar kryeministri Edi Rama. 


Pjesë nga biseda:

Pyetje: Si do të regjistrohen kandidatët në momentin që KQZ njeh Bashën si kryetar të PD-së dhe ka regjistruar kandidatët e tij?

Sali Berisha: Edi Rama ka konfiskuar në një akt madhor kriminal siglën e Partisë Demokratike. Ne e konsiderojmë të konfiskuar dhe qëllimi i tyre më këtë konfiskim është që ne të mos merrnim pjesë në zgjedhje. Ne marrim pjesë sepse bojkoti nuk është opsion për ne. Sigurisht që do të ketë një marrëveshje me një koalicion në përputhje me ligjn. Me atë marrëveshje do të paraqitet dhe logoja sepse çdo shqiptar e ka të qartë që logon tonë na e ka konfiskuar Edi Rama.

LAJMI KRYESOR: ‘Shtëpia e lirisë’, Berisha në koalicion me LSI më 6 mars: Bisedime dhe me të tjerë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll