Aktualitet

6 marsi/ Celibashi: Po asgjësojmë të dhënat e PEI, në Vorë votohet elektronikisht

31 Janar 2022, 12:22 Nga DOSJA
6 marsi/ Celibashi: Po asgjësojmë të dhënat e PEI, në

TIRANË– Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se është rënë dakort që në Vorë të votohet në mënyrë elektronike. Në një deklaratë për mediat, Celibashi tha se për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit do të ketë dhe fonde për partitë, por nuk dihen ende detaje.

Celibashi tha gjithashtu se ka nisur asgjësimi i të dhënave në pajisjen e identifikimit elektronik që u përdorën në zgjedhjet e 25 prillit. Kreu i KQZ-së tha se shpreson se ky proces do të përfundojë brenda 10 ditëve.

“Është një proces me rëndësi, ai i identifikimit elektronik. Ka interesin e vetë votuesve që e kanë të qartë se bëhet fjalë për rëndësinë e të dhënave të tyre. Këtë proces sikurse edhe të tjerat, KQZ po synon ta zhvillojë në mënyrën më transparente të mundshme. Kemi ftuar përfaqësues të partive politike, të organizatave jofitimprurëse. Kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë që në fillimet e këtij procesi që konsiston në përgatitjen e pajisjes dhe marrjes së të dhënave. Tani jemi në fund. Sot fillojmë me asgjësimin e të dhënave që gjenden në pajisje që janë përdorur. Do e përfundojmë sa m shpejt të jetë e mundur, maksimumi për një javë apo 10 ditë, ky proces do të finalizohet. Edhe nëse të dhënat mund të merren, janë krejtësisht të palexueshme nga një palë e tretë. Kemi pasur dakortësi nga të gjitha partitë politike për votimin elektronik në Vorë. Patjetër do të marrn edhe fonde partitë,”- tha Celibashi. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ilirjan celibashi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 ilirjan celibashi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll