Aktualitet

VD-Artikujt promovues për Shqipërinë, Kumbaro: Mediat e huaja i kemi angazhuar ne

31 Janar 2022, 11:50 Nga DOSJA
VD-Artikujt promovues për Shqipërinë, Kumbaro: Mediat e huaja i

DURRËS– Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro mendon se turizmi duhet promovuar duke angazhuar mediat e huaja. E pranishme në Durrës, Kumbaro tha se xhirimi i një filmi që po transmetohet në Holandë në Shqipëri dhe angzhimi i disa mediave në Gjermani e Francë, do të rrisin turizmin në vendin tonë. Ministrja shtoi se gjithashtu do të nisë spastrimi i zonave bregdetare nga kioskat e lokalet që ngrihet në rërë pa leje.

 

“Ky vit duket premtues për turizmin. Ia kemi dalë të mbajmë në një kontroll të arsyeshëm shifrat e pandemisë edhe pse puna për sezonin e ri ka nisur shumë herët. Turizmi është një sektor i ekonomisë, i rëndësishëm, jo vetëm për vitet e fundit, por edhe për vizionin e qeverisë për ta kthyer Shqipërinë deri në 2030 në kampion në Ballkan. Bashkitë kanë depozituar hartat e ndarjes së parcelave të plazheve. 30 ditë është afati i aplikimit deri në 27 shkurt. 10 ditë është afati i shqyrtimit të aplikimeve nga grupi teknik. Ka një risi këtë vit, bashkë me aplikimin duhet të paraqesë vërtetimin që s’ka detyrim në sistemin e Tatimeve. Jemi mësuar të shohim beach bar-e në rërë. Do duhet të formalizojmë të gjitha strukturat që ndodhen në plazhe, të gjitha bar-et, të vogla dhe mëdha. Afati i fundit i aplikimit për e-leje në KPT do jetë në 25 mars. Nuk do lejojmë që në vitin 2022 ilegaliteti të bëj ligjin në plazhe. Në Holandë, çdo të shtunë ndiqet një serial që është i gjithi i xhiruar në Shqipëri. Po bëjmë të njëjtën gjë me Gjermaninë, kemi angazhuar disa grupe mediatike që shkruajnë artikuj në gazeta. Të njëjtën gjë po e bëjmë edhe në Francë. Ndërkohë që po kontaktojmë dhe me ministrat e Kulturës për të ndërtuar ura lidhëse,”- tha Kumbaro ndër të tjera.

E pranishme në këtë takim ishte edhe kryebashkiakja Emirjana Sako e cila tha se se pastrimi i vijës bregdetare ka nisur që prej muajit nëntor të vitit 2021.

“Do e kthejmë turizmin në 365 ditët e vitit. Në lidhje me sezonin veror kemi marrë masat e duhura. Ka nisur pastrimi i bregdetit, ndërsa do shtojmë punonjës për të bërë pastrimin gjatë sezonit. Do të kemi dhe një operator privat duke dopiuar punën e bashkisë ku ka fluks turistësh. Puna jonë e përkushtuar si pushtet lokal, ne do të bëjmë maksimumin që do të kemi një sezon të mbarë,”- tha Sako.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore emirjana sako mirel kumbaro emirjana sako mirel kumbaro

Sondazh

Poll