Aktualitet

“Turp të marr 50 mijë lekë”, SPAK merr të pandehur Sali Hasën (Emrat e tjerë)

31 Janar 2022, 14:12 Nga DOSJA
“Turp të marr 50 mijë lekë”, SPAK merr të

TIRANË – Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizur mbylli hetimet dhe pranoi të marrë të pandehur ish-prokurorin e Sarandës Sali Hasa së bashku me 3 persona të tjerë lidhur me pushimin e çështjes së plagosjes së Edison Korkutit.

Ndaj Hasës janë ngritur akuzat: “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Bashkë me të janë marrë të pandehur: Napolon Hodaj (oficer i policisë gjyqësore, Emiljano Miranin dhe Elsona Papën).

NJOFTIM 

Mbi dërgimin për gjykim të procedimit penal nr.102/4, viti 2021

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.102/4 të vitit 2021. Në përfundim të hetimeve paraprake, janë marrë të pandehur dhe dërguar për gjykim të pandehurit:

1. Sali Hasa, akuzuar se ka kryer veprat penale të “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, në formën e fshehjes dhe deklarimit të rremë, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 257/a/2 të Kodit Penal.
2. Napolon Hodaj, akuzuar se ka kryer veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i dytë i Kodit Penal.
3. Emiljano Mirani, akuzuar se ka kryer veprën penale të “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal.
4. Elsona Papa, akuzuar se ka kryer veprën penale të “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal.

Çfarë ka ndodhur? 
Sali Hasa nisi të procedohej në vitin 2020. Atij iu gjetën në banesë 11 milionë lekë të vjetra dhe 2 mijë euro. Ai akuzohet se pushoi çështjen ndaj Emiljano Miranit, i cili plagosi Edison Korkutin. Elona Papa, motra e Emiljano Emirjanit i dha ryshfet ish-prokurorit të Sarandës për të pushuar çështjen ndaj vëllait të saj.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet sali hasa spak sali hasa spak

Sondazh

Poll