Aktualitet

“Shtëpia ‘non grata’, Bardhi: Nuk ka logo tjetër përveç asaj të PD

31 Janar 2022, 14:30 Nga DOSJA
“Shtëpia ‘non grata’, Bardhi: Nuk ka logo tjetër

TIRANË – Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi e konsideroi koalicionin midis Komisionit të Rithemelimit të PD dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim si “Shtëpia non grata”. Pasi ish-kryeministri Sali Berisha konfirmoi koalicionin me LSI për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në 6 bashki të vendit, Bardhi tha se logoja e PD nuk do të përdoret dot nga Komisioni i Rithemelimit të PD dhe se ai do përfaqësohet me logon e aleatit të ri.

Në deklaratën e tij, zyrtari demokrat shtoi se ky koalicion “Shtëpia e Lirisë”, të cilën Bardhi e konsideron “Shtëpia non grata”, i shërben vetëm kryeministrit Edi Rama njësoj si në vitin 2013.

POSTIMI I GAZMENT BARDHIT:
Izolimi i Sali Berishës nuk do të sjellë kurrë izolimin e PD dhe tentativa për të shpallur Non Grata logon e PD ka dështuar në 18 Dhjetor. Për demokratët dhe çdo shqiptar që do ndryshimin nuk ka logo tjetër që i përfaqëson përveç asaj të PD.

Sot Sali Berisha pohoi me gojën e tij se po i bën mbështetësit e tij shtojcë të LSI. Nuk ka Shtëpi të Lirisë. Ka Shtojcë të LSI-së në shtëpinë e tyre të përbashkët NON GRATA!. Regjistrimi në zgjedhje ka vulën e LSI-së, komisionerët kanë vulën e LSI-së.

“Shtëpia Non-Grata” i shërben Edi Ramës, siç ka bërë që në 2013, me aleancën e dukshme dhe të padukshme mes tyre! Në 6 Mars, kush zgjedh “Shtëpinë Non-Grata” ka zgjedhur Edi Ramën!

ÇFARË NDODHI SOT?
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zyrtarizuar koalicionin e tij me Lëvizjen Socialiste për Integrim për zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të zhvillohen më 6 mars me të cilin pretendon dhe të bëjë regjistrimin pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në një konferencë me gazetarët, teksa prezantoi kandidatët e tij për të gjashta bashkitë, Berisha tha se koalicioni do të marrë emrin “Shtëpia e Lirisë”. I pyetur nëse përveç LSI-së që drejtohet nga Monika Kryemadhi do të ketë në koalicion edhe partitë e tjera, Berisha tha se është ende në bisedime. Lideri historik i Partisë Demokratike shtoi se ligji e detyron të kufizohet në bashkëpunime, ndërsa foli edhe për një logo të re. ‘Shtëpia e lirisë’ vjen me simbol të ri, pasi atë të Partisë Demokratike, Berisha e konsideroi të konfiskuar nga kryeministri Edi Rama. Vetë Kryemadhi nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me këtë koalicion. Referuar largimeve nga PD-ja që pas vendosjes së kryedemokratit Lulzim Basha si kryetar, Berisha tha se do të ketë afrime me ta, por nuk preferoi të thotë emra.

LAJMI KRYESOR: 6 marsi/ Berisha e LSI garojnë me Shtëpia e lirisë: Bisedime me të tjerë, logo të re


(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike gazment bardhi koalicioni shtepia e lirise sali berisha zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars gazment bardhi koalicioni shtepia e lirise sali berisha zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars

Sondazh

Poll