Aktualitet

VD-Ku fluturoi me 120 mijë euro? Rama i përgjigjet PD: Matematikë bravash!

31 Janar 2022, 14:36 Nga DOSJA
VD-Ku fluturoi me 120 mijë euro? Rama i përgjigjet PD: Matematikë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike se kishte harxhuar 120 mijë euro karburant për një fluturim me charter, pretendim që kreu i qeverisë e ka hedhur poshtë. Me anë të një videojë live, Rama është përgjigjur duke u shprehur se për udhëtimin që pretendon PD-ja janë harxhuar 345 euro, pasi ka udhëtuar në “economy class”. Po ashtu, nuk ka nguruar që të mos e kursejë edhe ironinë ndaj opozitës dhe kryedemokratit Lulzim Basha.


“Në fakt unë jam i pari kryeministër në këtë vend që udhëtimet e mia me familjen nuk i bëj me shpenzimet e shtetit. Për intervistën kam përdorur ndenjësen ekonomike të “Luftancës”, ka kushtuar 345 euro. Mesatarja ime e udhëtimeve është më e ulët se ajo e paraardhësve të mi, ata udhëtonin “biznes”, unë ekonomik. Sasia më e lartë e shpenzimeve për udhëtimet e mia zyrtare ka qenë 4 milionë 623 mijë lekë të reja, kjo në vitin 2014. Ndërsa shifra 120 mijë euro karburant për fluturim privat është produkt i të njëjtëj artimetrike që nga 1958 karrige në pallatin e Kongresve nxorri 5004 delegatë. Po t’i shumëzosh me 30 dhe ti zbresësh me 30, arrimë 7×7 brava, baraz 42 udhëtime,”-tha Rama në fjalën e tij.

Akuzën e parë për udhëtimin e shtrenjtë të Ramës e bëri kryedemokrati Lulzim Basha nga Foltorja e Kuvendit, ndërkohë që më pas deputetët e tjerë dolën njëri pas tjetrit duke kërkuar arsyetimin e kreut të qeverisë. Përgjigjia për të cilin iu dha sot.

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama udhetimet e rames edi rama udhetimet e rames

Sondazh

Poll