Aktualitet

6 marsi/ Berisha e LSI garojnë me Shtëpia e lirisë: Bisedime me të tjerë, logo të re

31 Janar 2022, 12:26 Nga DOSJA
6 marsi/ Berisha e LSI garojnë me Shtëpia e lirisë: Bisedime me

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka zyrtarizuar koalicionin e tij me Lëvizjen Socialiste për Integrim për zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të zhvillohen më 6 mars me të cilin pretendon dhe të bëjë regjistrimin pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në një konferencë me gazetarët, teksa prezantoi kandidatët e tij për të gjashta bashkitë, Berisha tha se koalicioni do të marrë emrin “Shtëpia e Lirisë”. I pyetur nëse përveç LSI-së që drejtohet nga Monika Kryemadhi do të ketë në koalicion edhe partitë e tjera, Berisha tha se është ende në bisedime. Lideri historik i Partisë Demokratike shtoi se ligji e detyron të kufizohet në bashkëpunime, ndërsa foli edhe për një logo të re. ‘Shtëpia e lirisë’ vjen me simbol të ri, pasi atë të Partisë Demokratike, Berisha e konsideroi të konfiskuar nga kryeministri Edi Rama. Vetë Kryemadhi nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me këtë koalicion. Referuar largimeve nga PD-ja që pas vendosjes së kryedemokratit Lulzim Basha si kryetar, Berisha tha se do të ketë afrime me ta, por nuk preferoi të thotë emra.

Përpara gazetarëve, ish-kryeministri Berisha tha se emrat e dalë nga primaret nuk janë të emëruar nga ai por janë të votuar nga vetë demokratët, gjë që sipas tij, bën diferencën me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Për Berishën, gjashtë emrat e dalë nga primaret kanë mbështetjen e bazës dhe kanë aplikuar një standard të paparë që nuk ka egzistuar ndonjëherë në Shqipëri. I pari që e mori fjalën ishte kandidati për Shkodrën, Bardh Spahia. Ish-deputeti i Partisë Demokratike tha se për të, të merrte pjesë në primare ishte si të bëhej pjesë e një dite historike e Partisë Demokratike. Pas tij foli kandidati për Bashkinë Durrës, Ardian Muka, i cili tha se qyteti bregdetar me të në krye do tu kthehet qytetarëve, pasi deri më tani është ‘marrë peng’. I treti që foli ishte Elton Bano, kandidati për Lushnjën. Bano me profesion jurist u shpreh se Lushnja nuk është qyteti i krimit, por i artit dhe ngjarjeve historike, e se ai do ta bëjë të njihet për këtë të fundit. Premtim Kryemadhi kandidati për Dibrën u prezantua si i afërmi i kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, teksa shtoi se prej shumë vitesh është pjesë e Partisë Demokratike e se do të kontribuojë për qytetin e tij. pas tij e mori fjalën Lulzim Vrana, i cili pretendon të marrë bashkinë Vorë. Ai dhe kandidati i Rrogozhinës, Hekuran Xhani ftuan qytetarët që t’i votojnë teksa premtuan se do të punojnë për të pasur shërbime sa më të denja.

Komisioni i Rithemelimit të PD-së, i krijuar nga Sali Berisha zhvilloi ditën e djeshme votimet për primaret në të 6 bashkitë ku edhe do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore. Berisha sot ka afatin e fundit për tu regjistruar dhe pritet që të paraqitet bashkë me kryetarin e LSI-së, Monika Kryemadhi për të zyrtarizuar koalicionin pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Nga ana tjetër, kryedemokrati Lulzim Basha është regjistruar si kryetar i Partisë Demokratike, por ende nuk ka prezantuar asnjë kandidat. Vetë kryeministri Edi Rama i ka zyrtarizuar garuesit e 6 marsit para tre ditësh. E vetmja bashki që nuk është konkretizuar ende është ajo e Lushnjes, pasi siç duket për kandidatin e kësaj bashkie, socialistët kanë pasur përplasje. Për Durrësin, Rama ka zgjedhur Emirjana Sakon, kryetarja e komanduar për të njëjtën Bashki. Majlinda Angoni që aktualisht mban pozicionin e prefektes së qarkut, do të jetë emri që do të garojë për Bashkinë e Shkodrës.  Për Bashkinë Dibër është propozuar emri i Rrahim Spahiut. Edhe Rrogozhina, njësoj si Durrësi, vjen pa supriza. Edison Memolla, i komanduari në krye të kësaj bashkie pasi Haxhi Memolla ndërroi jetë do të jetë përfaqësuesi i PS-së. Kandidat për bashkinë e Vorës që do të jetë psikologu Blerim Shera. Fushata për zgjedhjet e 6 marsit nis më 19 shkurt. Vetë kryekomisioneri ka deklaruar se partitë do të marrin fonde për këto zgjedhje, por që ende nuk është caktuar shumë. Në Vorë është vendosur të votohet në mënyrë elektronike.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Humbje në 6 mars? Berisha: Komisioni i Rithemelimit do të mbajë përgjegjësi, por…

VD-Berisha zbulon emrin e koalicionit me LSI: Shtëpia e lirisë

Berisha: Për Begojarisin liria është ‘non grata’, për gratë mund të aplikojmë kuota

Berisha e konfirmon: LSI në koalicion me ne për 6 marsin

Berisha: Kandidatët e mi do të regjistrohen si pjesë të një koalicioni me logo të re

Garon në Rrogozhinë, Hekuran Xhani: Do jem shërbëtor i qytetarëve

Kandidat i Berishës për Vorën, Vrano: Do jem njësoj si qytetarët

Berisha: Durrësi është viktimë e një peshkaqeni prej 20 vitesh, ia tregojmë Gjushit

Kandidat i Berishës në Lushnje, Bano: Qyteti im s’është i krimit dhe i korrupsionit

Kandidat i Komisionit të Rithemelimit në Durrës, Muka: Nuk e kemi prej 22 vitesh

Kandidat për Bashkinë Shkodër, Spahia: U bëra pjesë e një dite historike për PD

Kandidatët e Komisionit të Rithemelimit, Berisha: Nuk i caktova unë, janë fitues

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore koalicioni shtepia e lirise monika kryemadhi sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 koalicioni shtepia e lirise monika kryemadhi sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll